Secili prej nesh ka ditë të këqija, mirëpo pse të shkaktojmë më tepër negativitet kur mundemi të shmangemi nga ai? Nëse mundoheni të mendoni pozitivisht për veten dhe të tjerët, do të jeni më e lumtur. Më poshtë janë 19 gjëra që i bëjnë njerëzit e palumtur të cilat duhet ti shmangim.
1. Brengosen për gjërat që nuk mund t`i ndryshojnë
Ndonjëherë ndjehemi me faj duke supozuar se si do të kishin rrjedhë gjërat nëse e kishim bërë një zgjedhje tjetër, mirëpo në të shumtën e rasteve kjo mënyrë e mendimit na dërgon në qorrsokak. Njerëzit e palumtur kanë tendencë të mendojnë se si do të ishte e tashmja nëse do kishin vepruar ndryshe në të kaluarën në vend se të mësojnë nga gabimet dhe të mundohen t`i përmirësojnë herën e ardhshme.
2. Kur situatat vështirësohen ata dorëzohen
Njerëzit e palumtur dorëzohen para sfidave të vështira. Pa marrë parasysh përfundimin, të luftuarit ju rrit vetëbesimin.
3. Janë shumë seriozë
Njerëzit që e marrin veten shumë seriozisht, në përgjithësi e marrin jetën me tepër seriozitet. Nëse jeni të aftë të zbrapseni dhe të qeshni me veten dhe me absurditetin e jetës, gjërat nuk do të duken aq të tmerrshme.
4. Nuk stërviten kurrë
Stërvitjet kanë benefite të shumta psiqike dhe fizike. Sa më shumë të stërviteni aq më mirë do të ndjeheni për vetveten dhe për jetën tuaj.
5. Vendosin qëllime të paarritshme
E dimë se vendosja e qëllimeve për vetveten është e rëndësishme, është e vetmja gjë për të arritur diçka. Mirëpo vendosja e qëllimeve që janë joreale dhe të pamundura është problem i madh, njerëzit që vendosin qëllime të tilla ndjehen të dëshpëruar. Çelësi është të vendosni qëllime të vogla dhe të arritshme, kështuqë pas arritjes së tyre të ndjeheni mirë madje edhe t`i tejkaloni ato.
6. Hanë ushqim të pashëndetshëm
Njerëzit e palumtur kanë tendencë të llastohen me shprehitë e tyre të të ushqyerit keq. Ushqimet e shëndetshme ju bëjnë më vitale dhe me shëndet më të mirë.
7. Nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm
Gjumi është esencial! Sasia e gjumit korrespondon me sasinë e lumturisë dhe produktivitetit gjatë ditës.
8. Fokusohen në dobësitë e tyre e jo në fuqitë
Të gjithë i kemi pasiguritë tona ndërsa çelësi është të mbërthejmë të mirën dhe të mos fokusohemi tek e keqja. Vetëpërmirësimi është i rëndësishëm mirëpo nejrëzit e palumtur zhyten shumë në dobësitë e tyre në vend se të punojnë në përmirësimin e tyre.
9. Kalojnë shumë kohë në mediat sociale
Njerëzit e palumtur kalojnë shumë kohë online nëpër media sociale dhe zhyten nëpër to, duke menduar se si paraqiten para njerëzve gjë që ndikon negativisht në lumturinë e tyre.
10. Qëndrojnë brenda zonave të komfortit
Është lehtë të ngeleni në zonat e komfortit ku ndjeheni të sigurta dhe ku potenciali i rrezikut është i vogël, mirëpo të qëndroni shumë gjatë nënkupton të mungoni në jetën tuaj. Ndonjëherë është mirë të ndërmerrni ndonjë rrezik, të provoni diç të re dhe të pazakontë.
11. Brengosen se çfarë mendojnë njerëzit tjerë
Njerëzit e palumtur kanë tendencë të brengosen tej mase për atë se si mendojnë të tjerët, mirëpo në fund të ditës është me rëndësi se si ndjeheni ju për veten tuaj.
12. Përhapin thashetheme dhe flasin negativisht për të tjerët
Njerëzit e palumtur ndonjëherë nënçmojnë të tjerët që të ndjehen më mirë, edhepse kjo gjë nuk funskionon.
13. Punojnë tepër
Secili meriton të ketë pushim, njerëzit që e neglizhojnë veten dhe punojnë gjatë tërë kohës janë të palumtur.
14. E izolojnë veten
Kur gjërat bëhen të komplikuara, është lehtë të tërhiqeni nga njerëzit që kujdesen për ju mirëpo të kaluarit e kohës me miq dhe familjarë gjatë kohës që ndjeheni e palumtur ndokon pozitivisht në disponimin tuaj.
15. Kurrë nuk e qerasin veten
Njerëzit e lumtur e dinë se sa është e rëndësishme të merrni një pushim, të bleni garderobë të re apo të kënaqeni në xhakuzi. Njerëzit e palumtur ndonjëherë harrojnë se kujdesi për veten është po aq i rëndësishëm sikurse kujdesi ndaj të tjerëve.
16. Kënaqen me pak
Njerëzit e palumtur kënaqen me pak, qoftë ajo një lidhje problematike apo ndonjë vend pune të pakënaqshëm.
17. Rrefuzojnë të falin
Njerëzit e palumtur kanë tendencë t`a mbajnë hidhërimin dhe të mos falin gabimet e të tjerëve ndaj tyre.
18. Evitojnë planifikimin dhe organizimin
Njerëzit e palumtur që shmangen nga planifikimi dhe organizimi i hershëm kanë probleme me përballjen me problemet e jetës.
19. Fokusohen vetëm tek vetja
Derisa kujdesi për veten është esencial, njerëzit e palumtur kanë tendencë të mendojnë vetëm për vetveten. Trajtimi keq it ë tjerëve dhe fokusimi vetëm në problemet personale mund të jetë i dëmshëm për mirëqenien dhe lumturinë tuaj.
kosovarja.ch