-0.4 C
Priština
More

    18 veprimet e meshkujve që i bëjn femrat të çmenden

    spot_imgspot_img

    A harron burri juaj qumështin jashtë frigoriferit? Kurrë nuk i lë në vend çorapet? Gjithmonë ju le duke pritur atë? Kjo dhe shumë malltretime të tjera që duhet të durojmë në bazë ditore.

    Ka shumë veprime të meshkujve që çmendin femrat, harresa e tyre, obsesioni me pornografi, paaftësia emocionale – janë gjëra të lodhshme.

    1. Nuk ua kthen mesazhet. Kur meshkujt mendojnë se kanë siguruar dashurinë dhe besnikërinë tuaj, ndonjëherë fillojnë të ndryshojnë sjelljet. Nuk mund të gjejë as disa sekonda që t`ua kthejë mesazhet dhe arsyetohet se “është i zënë”.
    2. Nuk dëshiron të thërritni në celular. Meshkujt kanë marrëdhënie të çuditshme me celularët, çdo formë e komunikimit që nuk është sy-në-sy është e parëndësishme për ta.
    3. Janë të sfiduar emocionalisht. Çfarë nuk është në rregull me meshkujt e sotshëm? Kur ju tregojmë për ditën e lodhshme na thonë se ankohemi, nëse qajmë gjatë ndonjë filmi na thonë se jemi ngordhalaqe, nëse qajmë për ndonjë lidhje na thonë se jemi të çmendura! ÇFARË DËSHIRONI NGA NE?
    4. Arsyetimi “nuk jam i gatshëm”. Me të vërtetë? Shko kërko ndihmë profesionale për dilemat e brendshme sepse ne femrat nuk jemi psikologë. Nëse mashku ju do, ai do të jetë i gatshëm për martesë.
    5. E prishin lidhjen e më pas presin që femrat të kthehen prap duke vrapuar. Ka shumë prej femrave që bien prehë e kësaj drame. Fillimisht kërkojnë falje e më pas pas kërkojnë që të ktheheni, do ju thojnë se kanë gabuar dhe se nuk do të ndalojnë derisa të ktheheni.
    6. E lënë ngritur ulësen e tualetit. E kuptojmë se nuk ju duhet juve, mirëpo ne femrat duhet të ULEMI kur kryejmë nevojë. Asnjë femër nuk dëshiron të bie brenda në tualet, andaj ju lutemi të jeni të kujdesshëm.
    7. Harresa e tij. Praktikisht harrojnë çdo gjë, që nga hudhja e plehërave deri tek datat e rëndësishme për ne. Ndonjëherë pyetemi mos vallë meshkujt kanë tru njësoj si të peshkut.
    8. “Imtësirat” harrohen pas gjashtë muajve. Sa herë keni dëgjuar femrat të akuzohe si “lavire” që dëshirojnë vetëm pasuri? Meshkujt mendojnë se ne duam vetëm para, edhepse paratë janë vetëm bonus, dëshirat tona janë tek veprat e meshkujve. Mund të jeni mashkulli më i varfër në botë mirëpo nëse e tregoni dashurinë me “imtësira”, do ua kthejmë shumëfish.
    9. Nuk brengosen. Provoni ta injoroni, të qani në telefon, të bisedoni me të që të kapni vëmendjen e tij, ai thjeshtë nuk brengoset.
    10. Qime të mjekrrës, gjithandej. Edhepse na pëlqejnë meshkujt me mjekërr, nuk është në rregull të lini qimet në lavaman.
    11. Harroni ushqimin jashtë frigoriferit. Duhet të kuptoni se nëse ushqimi lihet jashtë frigoriferi, do të prishet.
    12. Planifikoni, e më pas nuk i përmbahet planit. Gjërat si”harrova” apo “nuk ndjehem mirë” apo injorimet e paskrupullta janë cirku që duhet përjetuar çdo femër. Mjafton çdo arsye që të anulojë planet.
    13. Braktisin gjërat në dysheme. Çorapa, pantllona, brekë- do gjeni gjithçka në dysheme. Spe është aq vështirë t`i largoni gjërat nga dyshemeja?
    14. Përpijnë me sy femra të tjera. është e vërtetë se edhe femrat shikojnë meshkuj të tjerë, por jemi të kujdesshme që mos të lëndojmë personin e dashur. Kur meshkujt shikojnë femra të tjera, ata i përpijnë me sy!
    15. Kërkojnë vëmendje. Disa meshkuj përdorin rrjetet sociale si Instagram, Facebook dhe harrojnë se mund të shohim aktivitetet e tyre. Nuk është punë e hijshme që të kërkoni vëmendje nga femrat tjera.
    16. Fiksimi i tyre me pornografinë. Zemërohemi sepse ky fakt na bën të ndjehemi si plehëra. Edhepse femrat kanë filluar ta pranojnë pornografinë si normale, nuk do të thotë se është gjë e mirë për të bërë. Pornografia dëmton jetën seksuale dhe krijon iluzione tek meshkujt se si duhet bërë seks.
    17. Standardet e dyfishta. Meshkuj bëjnë gjëra tejet të pahijshme (fliritmi me të tjera) mirëpo mendojnë se mini-fundet e partnereve të tyre zbulojnë shumë.
    18. Ju detyrojnë në seks edhe nëse nuk jeni në disponim. Meshkujt kanë tendencë të bëhen të ndjeshëm për gjërat që i duan, mirëpo kur bëhet fjalë për seks, ata çmenden. Mos u befasoni kur nuk dëshirojmë seks, është mënyra jonë të ju edukojmë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...