Aktori Florian Binaj është njëri ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai vazhdimisht ka qenë aktiv në jetën e tij profesionale, duke qenë pjesë tash e sa vite në emisionin më të shikuar në Shqipëri Portokalli, shkuan Kosovarja.chAktori ka luajtur shumë role në këtë emision, dhe vazhdimisht ka treguar se ai nuk ka rol që nuk e bënë për vete dhe nuk e luan në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e ka bërë edhe me personazhin që ai ka vite që e luan e që është, imitimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kjo gjë është pritur mirë edhe nga vet Kryeministri, kështu para disa ditëve Flori ka pasur ditëlindjen dhe Kryemistri ka qenë vet ai që ia ka uruar ditëlindjen aktorit personalisht duke e treguar kështu me shumë modesti se nuk e ka aspak problem që imitohet nga një aktor si Florian Binaj.
Kujtojmë se tash e disa vite aktori është pjesë e emisionit SHIKO KUSH LUAN me Luana Vjollcën e që osht kapiteni i njërës prej skuadrave.
Në njërën nga lojërat në këtë emision aktori është pyetur nga kolegu i tij Çela i njohur ndryshe si Xhoda se: A do e lije profesionin tënd si aktor për një post politik?
“Ditën që politika do i shërbejë popullit ashtu siç i shërben arti atë ditë po do e lija,” përfundoi aktori.