Keni këmbë jonormal të ftohta? Sytë janë të kuq? Thonjtë në majë janë të nxirë? Mos i anashkaloni shenjat e vogla që mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problem serioz. Vizitoni mjekun menjëherë. Nëse kujdeseni për trupin tuaj, përkushtojuni ndonjëherë edhe skanimit të tij. Ja disa shenja të fshehta që tregojnë se ndoshta keni ndonjë problem shëndetsorë.
1. Jeni thinjur para të 40 -ave
Qimet e thinjura parakohe kanë arsyet e tyre mjekësore. Nëse deri në moshën 40 vjeç keni 50 për qind flokë të thinjura, duhet të bëni të gjitha kërkimet në lidhje me diabetin.
2. Pjesë të vrazhda në lëkurë
Njollat në formë luspash, të ashtuquajtura keratoza, zakonisht janë beninje. Por ato të shkaktuara me dëmtime nga rrezet e diellit, janë alarm serioz për kancerin e lëkurës. Kur i zbuloni, mos hezitoni të vizitoni dermatologun.
3. Vetullat e shkurta
Nëse humbni qime nga skajet e jashtme të vetullave, kjo është një shenjë e çrregullimit të punës së gjëndrës tiroide. Kështu mund të rrallohen edhe qimet e kokës. Një kontroll serioz, dhe tretman për rigjenerimin e flokëve nuk duhet ta injoroni.
4. Qepalla të varura
Mund të jenë për shkak të plakjes ose gjenetike, por nëse vërtetë janë në gjendje të tillë që pamja juaj është dobësuar, keni arsye të vërtetë për t’i hequr (lifting).
5. Sklerë (e bardha e syve) jo vërtetë e bardhë
Kjo është zakonisht një shenjë që jeni i lodhur. Por sigurohuni që e bardha e syve, kur shikimin e fokusoni poshtë, a është e verdhë. Kjo mund të jetë një shenjë e sindromës Gilbert, kur bilirubina rritet dhe shkakton verdhëzën. Sytë e kuq janë shenjë e konjuktivitisit.
6. Lapra e rrudhur e veshit
„Medical Journal‘ amerikan tregon se ekziston një lidhje mes rrudhave diagonale te veshët dhe rrezikut të zmadhuar të sëmundjeve të zemrës. Në 77 për qind të rasteve këto vëzhgime janë treguar të sakta. Konsiderohet se kjo linjë tregon mungesën e elasticitetit, i cili vlenë edhe për arteriet. Por fajtori mund të jetë edhe plakja.
7. Fytyra e skuqur
Faqet dhe hunda e kuqe (rosacea) zakonisht i prekë gratë prej 30 deri 55 vjet. Stresi, dielli dhe ushqimet pikante i zgjërojnë enët e gjakut dhe ndikojnë në furnizimin me gjak dhe skuqjen. Rosacea mund ti përfshijë edhe sytë, dhe të përzihet me simptomat e lupusit. Është mirë që të konsultoheni me mjekun.
8. Buzë të plasaritura
Nëse buzët tuaja janë plasaritur në skaje, kjo mund të thotë mungesë e vitaminës B dhe zinkut. Nëse zgjatë, mund të zhvillohet edhe infeksion fungal. Vizitoni mjekun.
9. Qafë e ënjtur
Nëse vëreni se gjëndrat po ju fryhen brënda natës, por më së shumti në pjesën e përparme të qafës, mund të jenë disa shkaqe. Njëri nga to është sëmundja e Graves-it, e cila shkaktohet nga mbiprodhimi i gjëndrës tiroide, dhe më së shpeshti prek femrat prej 20 deri në 50 vjet. Ndërsa, sytë mund të janë shumë të theksuar (dalur) dhe të humbni peshë. Reagoni në kohë.
10. Lëkurë e nxirë pa rrezitje
Nëse ju nxihet lëkura, informoni për këtë mjekun. Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes së Addison-it, e cila nënkupton mosfunksionimin e rregullt të gjëndrrave mbiveshkore. Përveç kësaj, mund të ndjeheni të lodhur dhe të sëmurë. Nëse e keni, lajm i mirë është se ajo është e shërueshme.
11. Lëkurë ‘pate’
Nëse lëkura juaj është vazhdimisht e ngjethur (rrënqethur), e cila ndodhë nga keratina e tepruar, i përkisni një të tretës së popullatës që kanë këtë problem. Kjo ndodh zakonisht në duar. Nëse ju pengon shumë, përdorni gjëra për larje pa sapun, të cilat ofrojnë hidratim të mjaftueshëm. Ose imitoni Kleopatrën, zhytuni në vaskë me qumësht, për shkak se acidi i qumështit ndihmon. Nëse problemi vazhdimisht ju shqetëson, dermatologu juaj do të ju sugjerojë trajtimin e duhur.
12. Keni bark të madh
Ndoshta e adhuroni barkun tuaj, ndoshta ai edhe për të tjerët është tërheqës, por duhet ta dini se kështu trefishoni rrezikun nga demencia, si dhe diabeti dhe sulmi në zemër.
13. Shuplaka të kuqe
Kjo mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së mëlçisë. Sigurisht se ndjeheni i lodhur dhe i përgjumur. Konsultohuni me mjekun.
14. Thonjë të parregullt
Linja horizontale në thua mund të jetë shenjë e sëmundjeve të hershme apo kequshqyerja. Thonjë në formë të lugës, të shtrembër nga jashtë mund të jetë një shenjë e anemise. Thonjë të zbehtë në rrënjë, kurse në majë të kaftë-kuq mund të tregojnë për probleme me veshkat.
15. Këmbë të ftohta
Edhe pse larg nga zemra, këmbët janë treguesi i parë i problemeve kardiovaskulare. Këmbët dhe shuplakat tepër të ftohta mund të janë shenjë e sindromit të Raynaud-it, ku është me mangësi furnizimi me gjak në këto pjesë të trupit. Por nuk e zgjidhni problemin me veshjen e çorapeve. Nevojiten kërkime serioze./kosovarja.ch/