-1 C
Priština
More

    15 gjërat që i bëjnë njerëzit me nivel të lartë të Intelegjencës Emocionale

    spot_imgspot_img

    Intelegjenca Emocionale ndikon në mënyrën se sillemi dhe si marrim vendime personale për të arritur rezultate pozitive. Termi është krijuar nga dy studiues – Peter Salavoy dhe John Mayer – të popullarizuar nga Dan Goleman në librin e tij të vitit 1996 me të njëjtin emër. Nënkupton të qenurit të vetëdijshëm se emocionet mund të kontrollojnë sjellje dhe ndikimin tonë tek njerëzit tjerë, dhe të mësuarit se si të menaxhojmë ato emocione.

    Studimet kanë treguar se njerëzit me nivel të lartë IE kanë shëndet më të madh mendor, performanca shembullore në punë, dhe aftësi më të të fuqishme të lidershipit. Shënuesit e IE dhe metodat e zhvillimit të saj janë bërë gjithnjë më të lakmuara në dekadat e fundit.

    Aftësia për të shprehur dhe për të kontrolluar emocionet tona është thelbësor, poashtu edhe aftësia jonë për të kuptuar, interpretuar, dhe përgjigjur emocioneve të të tjerëve.

    Ja 15 gjërat që tregojnë se keni IE të lartë:

    1. Jeni kurreshtare. Një sens i lindur i kurreshtjes i bën të këndshëm për rrethin. Ata nuk gjykojnë, ata eksplorojnë mundësitë. Ata parashtrojnë pyetje dhe janë të hapur për zgjidhje të reja.
    2. Jeni të ndërgjegjshëm për veten. Një faktor i rëndësishëm i të qenit e tillë është të qenit e sinqertë për vetveten, për identifikimin e përparësive dhe mangësive të juaja dhe për pranimin e vetes ashtu siç jeni. Një person me IE të lartë di se si të identifikojë fuqinë dhe dobësinë e tij dhe analizon se si të veprojë brenda kufizimeve të tilla.
    3. Jeni të ndërgjegjshëm për shoqërinë. Ata i kuptojnë nevojat dhe ndjenjat e përsonave të tjerë andaj edhe adaptohen lehtë. Ata mund të vërejnë interaksionet interpersonale përbrenda grupeve dhe organizatave të mëdha.
    4. Dëshironi të jeni person i mirë dhe i moralshëm. Një aspekt tjetër i IE është edhe “identiteti moral”. Nëse jeni dikush që kujdeset për zhvillimin e kësa ane të vetvetes(pa marrë parasysh se si keni vepruar në të kaluarën), me siguri keni nivele ë larta të IE.
    5. Jeni tepër të motivuar. Jeni të gatshëm të fokusoheni dhe të menazhoni mirë stresin, pasiqë keni më pak impulse dhe vetë-menaxhoheni më shumë. Për më tepër, përdorni emocionet që t`ju ndihmojnë si udhërrëfyes e jo të ju çorientojnë.
    6. Mund të luftoni shtypjet. Njerëzit në situata krize mbështeten në ju sepse nuk ju kap paniku aq lehtë. Në situata të vështira, ju jeni udhërrëfyesi i të tjerëve andaj edhe e pranoni një rol të tillë.
    7. Fokusoheni tek gjërat pozitive. Nuk i injoroni lajmet e këqija mirëpo njerëzit emocionilsht intelegjentë kanë sjellë një vendim të ndërgjegjshëm që mos të kalojnë shumë kohë dhe energji duke u marrë me problemin. Më shumë fokusoheni se si të zgjidhet ai dhe çfarë është pozitive nga kjo situatë.
    8. Mund të lexoni bisedat jo-verbale. Njerëzit me IE të lartë mund të lexojnë shprehjet e trupit dhe të fytyrës lehtësisht.
    9. Jeni empatikë. Këta njerëz janë empatikë, lehtësisht kuptojnë perspektivat e të tjerëve.
    10. Vetë-kufizoheni. Vendosni rregulla të qarta për veten tuaj andaj edhe kurrë nuk ju kap paniku dhe nuk ndërmerrni vendime të ngutura.
    11. Jeni të rrespektuar nga të tjerët. Këta nejrëz janë të rrespektuar nga shefat e tyre, kolegët, punëtorët. Aftësia e tyre për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme vjen natyrshëm ndërsa lufta për pozitë, intrigat dhe dyftyrësia nuk janë stili i tyre.
    12. Jeni të përgjegjëshëm. Keni përgjegjësi për jetën tuaj, i kuptoni rrethanat si rezultat i vendimeve të mëhershme. Kur diçka nuk është në rregull, nuk vraponi të fajësoni të tjerët, por e identifikoni se çfarë mund të bëhet më mirë herën tjetër dhe zhvilloni plan për implementimin e ndryshimeve.
    13. Jeni lider i shkëlqyer. Ajo çfarë shumica e liderëve e kanë të përbashkët është niveli i lartë i IE. Jeni të vetëdijshmë se lideri më i mirë është ai që udhëheq sipas shembullit e jo sipas urdhërave.
    14. I adhuroni ndryshimet. Njerëzit e tillë janë fleksibilë dhe vazhdimisht duke u përshtatur. Ata e dinë se frika nga ndryshimi është paralizuese dhe është rrezik kryesor për lumturinë dhe suksesin e tyre.
    15. Nuk ofendohen lehtë. Nëse e kanë të qartë se kush janë, është e vështirë të ofendohen. Njerëzit emocionalisht intelegjentë janë përplot vetëbesim dhe me mendje të hapur, gjë që krijon karakter të fortë. Madje ata bëjnë shaka në llogari të vetes paisqë mund të bëjnë dallim mes degradimit dhe humorit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...