1.4 C
Priština
More

    15 faktorë që ndikojnë në pjellorinë e një gruaje

    spot_imgspot_img

    Çka e shkakton sterilitetin?

    Shumica e njerëzve e kanë të njohur faktin se pjelloria e femrës zvogëlohet nëse ajo bëhet më e moshuar, por edhe në kohën më pjellore të saj, zgjedhja e jetesës dhe faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në shanset që një grua të ketë një fëmijë të shëndetshëm.

    Gratë që duan të rrisin gjasat për shtatzëni, shpesh nuk janë të informuar për gjërat e mira që duhet ti përcjellin, thekson Francisco Arredondo, endokrinolog dhe specialist fertiliteti në San Antonio, Texas. Këtu po ju paraqesim disa nga shkaqet që ndikojnë në fertilitetin e gruas dhe çfarë mund të bëni nëse jeni duke u përpjekur për tu konceptuar.

    1. Obeziteti

    Të mabni disa kile shtesë se sa normalja mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve si dhe të vështirësojë gjendjen që një grua të mbetet shtatzënë, thotë William Schlaff, drejtor i repartit të obstetrikës dhe gjinekologjisë, në kolegjin e mejkësisë, Filadelfia. Sa më shumë që një grua peshon më tepër se sa pesha e saj normale, aq më të pakta janë gjasat që ajo të konceptohet. Sipas studimit të bërë më 2009 është zbuluar se femrat që ishin obeze në moshë 18 vjeçe kishin më shumë gjasa për të zhvilluar sindromin e policistik të vezorëve dhe të kenë probleme me sterilitetin. Sindromi policistik është çrregullim më i zakonshëm hormonal në mesin e grave të moshës riprodhuese, gjë që është shkaku kryesor i infertilitetit.

    1. Të qenurit e hollë

    Ashtu sikur dhjami i tepërt në trup që mund të ndikojë në pjellorinë e një femre, poashtu edhe të qenurit i hollë ka pasojat e saj. Kjo ndodh për shkak se grate që janë të holla kanë mungesë të leptin-it, hormon që kontrollon urinë dhe ndjenjat e ngopjes. Duke pasur mungesë të leptin-it, kontribuon në mungesën e cikleve menstruale, thuhet sipas një studimi të bërë në Harvard, 2009. Mbajtja e një trupi të shëndetshëm arrihet përmes një diete të shëndetshme të të ushqyerit si dhe ushtrimeve mesatare, këto janë gjërat parësore që një femër ti ketë parasysh për konceptim.

    1. Mosha

    Kur një grua arri menopauzën, zakonisht në të dyzetat apo të pesëdhjetat e saj, ajo më nuk është ovulative dhe në gjendje për të ngelë me barrë. Por, edhe para periudhës së menopauzës, ajo mund të përjetojë probleme të pjellorisë pasi ovulacioni i saj bëhet i parregullt dhe se prodhimi i vezëve është në rënie.

    Nuk ka ndonjë moshë të përcaktuar se kur një femër humbet pjellorinë, por shumica e mjekëve thonë se femrat kanë vështirësi në pjellori pas moshës 35 vjeçre. Kjo moshë varion apo ndryshon për çdo grua, pasi disa mund të kalojnë në perimenopauzë më parë, ndërsa të tjerat mund të mbeten pjellore deri në të dyzetat e tyre.

    1. Nëna juaj

    Pyetni nënën tuaj se sa e moshuar ishte kur ajo kaloi në periudhën e menopauzës. Nëse ajo e ka përjetuar në moshë të hershme, atëherë me siguri që edhe ju do ndjekni hapat e saj. Femrat lindin me një sasi të caktuar të vezëve, thotë Dr. Arredondo, si dhe ekzistojnë disa faktorë gjenetikë që mund të ndikojnë që ju të lindni me më shumë apo më pak vezë se sa grate tjera.

    1. Kemikatet shtëpiake

    Ekspozimi ndaj kemikateve, pesticideve dhe komponimet tjera industriale, mund të ul aftësinë e çiftit për të pasur fëmijë deri në 29%, sipas një studimi të publikuar më 2013. Gjithashtu është konstatuar se nga përdorimi i kemikateve disa nga grate e testuara kanë arritur menopauzë më të hershme.

    1. Pirja e duhanit

    Pirja e duhanit mund të dëmtojë fetusin që është duke u zhvilluar, por ndezja e cigareve mund të ul në mënyrë drastike edhe shanset që një grua të ngelë shtatzënë. Pirja e duhanit shkakton deri në 13% të rasteve për infertilitet, thueht sipas shoqërisë amerikane për riprodhim.

    Tymi i cigareve prish hormonet si dhe shkatrron AND-në edhe tek burrat edhe tek grate, thotë Dr. Arredondo. Dhe, nuk do të thotë që duhet të jeni një duhanpirës i rëndë. Edhe gratë që ekspozohen ndaj pirjes mesatare të duhanit janë të prekura nga mundësia e sterilitetit.

    1. Alkooli

    Nuk ka asnjë dëshmi se disa pije në javë mund të ndikojnë në sterilitet, por mjekët bëjnë kujdes dhe rekomandojnë largimin nga pijet e rënda sepse ka gjasa që çrregullime të shumta ovulative të ndodhin. Për më tepër, sipas një studimi suedez të bërë më 2004, është zbuluar se 7000 gra për rreth 18 vjet kishin gjasa të kërkojnë trajtim për sterilitet se sa ato femra që nuk konsumonin alkool. Pirja e alkoolit gjatë fazes së hershme të shtatzënisë lidhet me lindjet e parakohshme. Shumë mjekë thonë se një sasi e vogël është në rregull, por prap se prap nuk ka dëshmi se kjo nuk mund ta dëmtojë fëmijën.

    1. Qumështi i gjirit

    Është mit se ju nuk mund të ngelni shtatzënë gjatë gjidhënjes, por në të njejtën kohë, është e vërtetë se femrat që janë ende duke ushqyer foshnjen, mund të kenë probleme për ndonjë konceptim tjetër. Nënat e moshuara që dëshirojnë të kenë fëmijë tjetër, para se të shqetësohen për rënien e fertilitetit të tyre, duhet të konsultohen me mjekun e tyre në lidhje me kohëzgjatjen e gjidhënjes. Përndryshe, është më mirë që të presin së paku një vit e gjysmë para se të kenë fëmijë tjetër.

    1. Stërvitje ekstreme

    Ushtrimet ju mbajnë trupin në formë, plot energji – sidomos gjatë periudhës kur ju tentoni për konceptim. Mirëpo, nëse teprohet me stërvitje të shumta dhe të rënda, kjo mund të ndikojë në pjellorinë tuaj. Sipas një studimi të bërë më 2012 është zbuluar se femrat që ushtrojnë në mënyrë rigoroze për më shumë se 5 orë në javë kishin gjasa për sterilitet.

    Shenja më e qartë për problem të mundshëm është ndryshimi në ciklin menstrual, thotë Dr. Schlaff, dhe për çfarëdo lloj manifestimi apo ndryshimi duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

    1. Injektim për kontroll të lindjes

    Pasi të ndaloni përdorimin dhe të pastroheni nga pilulat për kontroll të lindjes, brenda një muaji ju mund të vazhdoni me gjasat për të ngelë shtatzënë. Përjashtim bën injektimi për kontroll të lindjes. Çdo injeksion parandalon shtatzëninë për 12 deri 14 javë dhe pas ndalimit të këtij injeksioni, grave iu duhet për më shumë se një vit tentimi për tu konceptuar. Mjekët rekomandojnë që grate që shpresojnë të ngelin shtatzënë të ndërprejnë këtë lloj injektimi disa muaj më herët.

    1. Sëmundja tiroide

    Sipas studimeve të bëra, konstatohet se çrregullimet e tiroides ndikojnë në probleme të ovulacionit dhe shtatzënisë në përgjithësi, si dhe sugjerohet që femrat që kanë probleme me konceptimin të testohen për gjëndrrën tiroide.

    1. Kofeina

    Nëse jeni të varur nga kafeja, sugjerohet se ju mund të keni vështirësi në konceptim. Sipas studimit të bërë më 2011 në shkollën e mjekësisë në Nevada, është zbuluar se kofeina ndërhyn në kontraktimet e muskujve që ndihmojnë vezët të udhëtojnë nga vezoret dhe përmes tubave fallopianë në miter. Pirja e më shumë se 5 filxhaneve kafe në ditë mund të ul shanset që një grua të ngelet me barrë. Ka edhe nga ato studime që theksojnë se kafeja nuk luan asnjë rol në fertilitet. Sido që të jetë, nëse ju tentoni që të konceptoheni është mirë të keni kujdes dhemos ta teproni me kafe, jo më shumë se 200mg kafe në ditë.

    1. Gjendja mjekësore

    Çështjet shëndetësore të tilla si vezoret policistike, endometrioza dhe fibroidet në miter, mund të ndikojnë në uljen e shanseve që një grua të ngelë shtatzënë. Gratë me çrregullime autoimune (si lupus apo arthritis reumatoid) mund të kenë probleme konceptuese, pasiqë trupat e tyre mund të refuzojnë që një vezë të pllenohet. Mirëpo, në shumë raste grate me këto kushte mjekësore, mund të bartin një shtatzëni shumë të shëndetshme, thekson Dr. Arredondo.

    1. Historia shëndetësore seksuale

    Infeksionet seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe gonorrhea mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të pjellorisë. Në fakt, klamidia mund të shkaktojë dëme në tubat fallopianë pa simptome të caktuara, dhe shumë gram und të mos e dijnë se kanë këtë sëmundje, derisa përjetojnë vështirësi në konceptim. Duhet të theksohet fakti se infeksionet vaginale si infeksionet fungale, nuk luajnë rol në fertilitetin e një femre, thekson Dr. Schlaff.

    1. Stresi

    Femrat me nivel të lartë të enzymes që lidhet me stresin kanë gjasa për vështirësi në konceptim. Stresi jo vetëm që është përgjegjës për probleme me fertilitetin por ai duhet të menaxhohet nga të gjitha grate që duan të ngelin shtatzënë, veçanërisht përmes programeve të përcaktuara për menaxhim të stresit.

    Stresi mund të ndryshojë nivelet e hormoneve dhe të ovulacionit. Thotë Dr. Arredondo. Stresi në vete nuk vshtë shumë i dëmshëm, por kur ai teprohet dhe ne reagojmë në një mënyrë negative, atëherë ai me të vërtetë ndikon në shëndetin dhe trupin tonë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...