-0.3 C
Priština
More

    13 vendet ku uji përfundon në trupin tuaj

    spot_imgspot_img

    H20 është një nga pjesët më të rëndësishme të regjimit tuaj ushqimor. Më poshtë po ju paraqesim efektet e ujit për çdo pjesë prej jush dhe pse duhet të pini mjaftueshëm çdo ditë.

    1. Lotët

    Lotët janë ato që i mbajnë sytë tuaj me lagështi duke i pastruar nga pluhuri. Por, ato lot që i pastroni gjatë qarjes së ndonjë filmi emocionues? Këto quhen lot emocional si dhe përmbajnë hormone që disa studiues thonë se shpëlajnë substancat që shkaktohen si pasojë e stresit.

    1. Mukozë

    Nuk janë vetëm fëmijët me hundë të rrjedhshme që janë përplot me mukozë. Të gjithë nga ne prodhojmë rreth 1 litër në ditë. Është rreth 95% ujë, prandaj edhe është aq e hollë! 5% të përmbajtjes së kripës, proteinat dhe antitrupat e bëjnë atë të trashë. Kjo është një gjë e mirë: Ky prodhim mbron mushkëritë nga bakteriet dhe i zbut apo lubrifikon plagët e ndjeshme të tilla si zorrët dhe organet seksuale.

    1. Pështymë

    Ka një arsye pse fjala pvshtymë ngjall dëshirë: pështyma është e përbërë nga 99% ujë dhe ka funksionin e dhënies së lagështisë kur flasim, puthemi dhe gjatë ngrënies. Enzimet e saj e shpërbëjnë ushqimin, proteinat mbrojnë dhëmbët si dhe antimikrobikët luftojnë mikrobet. Keni ndonjë prerje të vogël? Lëpijeni vendin. Pështyma bën mpiksjen e gjakut.

    1. Gjak

    Plazma, pjesa e lëngshme e gjakut, është 92% ujë. Për të ndihmuar që ta mbani presionin e gjakut në nivele normale dhe të shëndetshme, meshkujt duhet të pijnë 16 gota ujë në ditë, ndërsa femrat 11 gota.

    1. Qumësht

    90% ujë dhe 10% gjëra të mira si proteina, yndyrna, aminoacide dhe antitrupa – është ky qumështi i nënës si një fuqi tronditëse e energjisë për foshnjat e sapolindura. Ndihmoni trupit që ta mbani të detoksifikuar duke ngrënë perime organike.

    1. Limfë

    Ngjan sikur një system ujor i trupit, i kompletuar me filtra dhe kanale: Lëngu i quajtur limfë, qarkullon nëpër trup duke filtruar bakteriet dhe viruset si dhe duke i qarkulluar sërish proteinat në gjak.

    1. Spermë

    Rreth 90% ujë, sperma përmban fruktozë që nxit udhëtimin e 300 milion spermatozoideve për çdo ejakulim.

    1. Lëng amniotik

    Lindja është sikur të zvarritesh në një oqean – është një përzierje e ujit, natriumit dhe plazmës që e ushqen, ngrohë dhe lëkund foshnjen. Foshnjat dhe fluidet janë shumë simpatikë: në fillim, lëngjet kalojnë nëpër lëkurën e fetusit. Më vonë, ajo gëlltitet dhe ciklohet nga trupi i foshnjes.

    1. Djersë

    Djersa paraqet 99% ujë. Kur ju djersiteni, lëkura dhe trupi në brendësi ftohet. Ju gjithashtu humbisni papastërti, kështuqë një pushim i këndshëm në një saunë të ngrohtë, ju ndihmon që të detoksikoheni në mënyrë të natyrshme, vetëm sigurohuni që të hidratoheni.

    1. Menstruacione

    Në mjekësinë e lashtë kineze, cikli menstrual qeverisej nga udhërrëfyesi i ashtuquajtur “uji qiellor” Pse femrat fryhen gjatë ciklit menstrual? Pjesa më e madhe e saj është ruajtja e ujit e nxitur nga ndryshimet hormonale. Që ta lehtësoni fryerjen, thënë ironikisht, duhet të pini më shumë ujë. Nëse jeni të dehidruar, trupi juaj ka tendencë për të mbajtur ujin që e posedon.

    1. Tretje

    Hani! Hani! Ushqimi siguron 20% të ujit që e konsumojmë çdo ditë.

    1. Qeliza

    Uji i kripur në qeliza përbën 40% të masës sonë trupore.

    1. Urinë

    Dietat, toksinat, gjendja e sistemit tonë imunitar, të gjitha janë të zbuluara në urinë, e cila përbëhet me të paktën 95% ujë. Ju mund ta kuptoni vetëm duke e parë urinën tuaj: ngjyra e verdhë e ndritshme është e mirë, e verdhë e errët nënkupton se duhet të hidratoheni, e kuqe ose e kaftë që ngjason me gjakderdhjen, sinjalizon infeksion të traktit urinar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...