Kur kërkoni që të ndalojë ndonjë veprim, ai mendon se është më qesharake nëse vazhdon me të njejtën gjë.
- E vështron celularin e tij si të ishte një femër e zhveshur lakuriq ndërsa juve ju shikon si një copë djath. Pak a shumë e tërë një gjeneratë e bën një gjë të tillë deri në një shkallë mirëpo nëse ai dëshiron më tepër të shikojë fotot e mikut të tij në Instagram se të flasë me ju për udhëtimin e ardhshëm, me siguri që nuk do u kushtojë vëmendje orgazmave të juaja në krevat.
- Nuk e keni idenë nëse ju konsideron atraktive. Nëse jeni në lidhje me një mashkull që nuk ju bën të ndjeheni si modele në krevat, do e keni të vështirë të relaksoheni dhe të kënaqeni gjatë aktit seksual.
- Kurrë nuk ju pyet se si jeni. Nëse partneri juaj nuk interesohet se si keni kaluar ditën apo si janë mikeshat e juaja, atij nuk i bëhet vonë për ju, që nënkupton se nuk do të mundohet që t`ju stimulojë në krevat.
- Është i humbur. Meshkujt në të 20` nuk kanë ide se çfarë dëshirojnë të bëjnë me jetën e tyre dhe janë totalisht të humbur. Andaj kur juve ju pëlqen ndonjë gjë dhe i thoni që mos të ndalojë, ai instinktivisht bën ndonjë veprim tjetër apo e përshpejton ritmin, gjë që ju nervozon në vend se të ju shkaktojë orgazëm.
- Kur kërkoni që të ndalojë ndonjë veprim, ai mendon se është më qesharake nëse vazhdon me të njejtën gjë. Nëse e njihni ndonjë mashkull të tillë, që e ka hobi të ju nervozojë, ikni sa më larg tij.
- Është tepër i pakujdesshëm. Nëse nuk mund të ngjitet në shkallë pa rrëshqitur pas dhe pa u kapur për ju për mos u rrëzuar, me siguri nuk është super i koordinuar në krevat.
- Herën e parë që jeni puthur, ai ka vendosur duart poshtë pantallonave tua. Meshkujt që lëvizin aq shpejtë janë edhe më të çuditshëm kur janë lakuriq dhe në krevat.
- Kur e pyesni se çfarë janë synimet e tij në të ardhmen, ai ju flet për video lojëra. Seksi me këtë person me siguri ka të bëjë vetëm me një lëvizje dhe aspak pasion.
- Mban syze dielli brenda shtëpisë dhe mendon se duket “cool”. Meshkujt që brengosen shumë për mënyrën se si duken e kanë vështirë të “hedhin” veten në seks pasiqë brengosen tepër se si duken.
- E urreni mënyrën se si puth. Herën e parë që puthni dikë, është normale të ketë nevojë për përmirësime, mirëpo nëse është shumë keq dhe ai nuk ju lejon ta përmirësoni atëherë edhe seksi do të jetë i tillë.
- Forma e tij primare e stërvitjeve është ecja deri tek frigoriferi. Pa marrë parasysh se sa i mirë është, nuk është i mësuar të lëviz asgjë tjetër pos telekomandën. Seksi është një stërvitje ndërsa ai nuk i dëshiron stërvitjet.
- Ju përqesh para miqve tuaj. Nëse ofendimet publike ju lëndojnë, paramendoni se si është kur bën shaka me trupin tuaj të zhveshur, apo se si vagina juaj kutërbon.
- Nuk jeni e sigurtë madje as edhe nëse e pëlqeni këtë person. Nëse jeni duke u takuar me ndonjë person pranë të cilin nuk ndjeheni mirë, mirëpo mendoni se duket mirë, dhe prap nuk jeni e sigurtë nëse duhet të shkoni në krevat me të sepse nuk e pëlqqeni sa duhet, mos vazhdoni me takimet!/kosovarja.ch/