I duam të vegjëlit tanë mirëpo e urrejmë kur sëmuren. Në fund të fundit, asnjë nënë nuk dëshiron të shohë fëmijën e saj në dhimbje dhe do të bëjë çmos që t`i ndihmojë. Përderisa çdo nënë i ka metodat e saja të provuara dhe funskionale për të menaxhuar ënjtjet, gërvishjet apo sëmundjet që kaplojnë fëmijët, disa truqe janë më të mira se të tjerat. Nga zbutja e infeksionit të veshit deri tek kujdesja nga kruarja, ja disa nga truqet tona medicinale që çdo nënë duhet t`i ketë parasysh.
Përcjelleni dozën e ilaçit
Mos humbasni kohën e marrjes së ilaçit pasiqë do ndodheni në situatë konfuze dhe do pyesni “A e bëra këtë gjë?”. Krijoni orar në shishen e ilaçit që të shihni nëse i keni dhënë fëmijës suaj dozën e duhur në kohë.
Largoni dhembjen kur fëmijës i dalin dhëmbët
Futeni një lugë në friz, e pastaj jepjani foshnjes që ta thith atë. Ftohti dhe presioni do e zvogëlojnë ënjtjen dhe do e ndalojnë dhimbjen që shkaktojnë dhëmbët që dëshirojnë të dalin.
Lehtësoni dhembjen e veshit
Nëse fëmija juaj vazhdimisht shkul veshin, provoni këtë gjë. Në një çorape të pastër vendosni kripë dhe disa pika vaj esencial. Pasi të ngrohet në temperaturë mesatare apo të ulët për 5 minuta, vendoseni çorapin në veshin e foshnjes, mineralet dhe nxehtësia do e zbusin dhimbjen.
Ëmbëlsoni fytin e lënduar
Shumë nëna betohen se kjo gjë funskionon. Kur fëmija juaj ka fyt të lënduar, jepini alte të ëmbla për të ngrënë. Ndoshta ka të bëjë me xhelatinën mirëpo është e dëshmuar se altet ndihmojnë.
Qumësht për zjarrthin e ulçerës
Në vend se të përdorni kremë që zbut kafshimin e insekteve, provoni të prekni lehtë me qumësht lëndimin e fëmijës suaj. Qumështi është i njohur si shërues i problemeve të ilçerës.
“Ngrijeni” dhimbjen e dhëmbëve
Nëse goja e fëmijës suaj ka dhimbje, do e humb edhe apetitin. Ekzistojnë recepte për akullore me vlera të mira ushqyese, një gjë e tillë do e ushqente dhe do e zbuste dhembjen.
Qetësoni djegjen e tij
Herën e ardhshme që foshnja juaj të djeget, provoni këtë kombinim. Përziej sasi të barabartë të sodës së bukës dhe uthullës, aplikoni përzierjen në pjesën e djegur.
Largoni ashklat pa dhimbje
Të largoni një ashkë, kombinoni sodën e bukës me pak ujë dhe shtrijeni në plagë. Mbulojeni me fashë dhe pas një ore do të mund të nxirrni ashklën me lehtësi jashtë.
Bëni të zhduket kollitja
Kollitja e fëmijës mund të mbajë tërë shtëpinë pa gjum. Para se ta vendoni në shtrat, lyej këmbët e foshnjës me kremë mentoli, vishi çorape të trasha dhe do të jeni rehat. Nuk e dimë arsyen pse kjo gjë funksionon, mirëpo jemi të kënaqur pse funksionon aq mirë.
Largojeni dhimbjen e dhëmbëve
Të zhytni rrobat e fëmijës në çaj kamomile është mënyrë natyrale e qetësimit të foshnjes dhe do e lëkundni me lehtësi në gjumë.
Largojeni dhimbjen e kokës
Merrni mësim nga mjeksia lindore, masazhoni vendin mes gishtit të madh dhe atij tregues derisa të zhduket kokëdhembja.
“Lëpini” ilaçin
Ka mënyra të ndryshme t`i jepni fëmijës suaj ilaçin mirëpo kjo është e preferuara. Zhyteni një lëpirëse në ilaç dhe jepjani fëmijës suaj. Pas çdo lëpirje zhyteni përsëri në ilaç derisa të përfundojë ilaçi, pastaj lereni të përfundojë lëpirësen.
Zbuteni djegien nga dielli
Për trajtimin përfundimtar të djegieve nga dielli, mbushni një tabaka akulli me aloa. Temperatura e ulët e kombinuar me ekstraktin zbutës të bimës do e largojë djegien menjëherë./kosovarja.ch/