Është rëndë për neve zonjave që të përballemi me të gjitha gjërat e pista të përditshme, mirëpo nuk i`a lehtësojmë këtë gjë vetes dhe kohë pas kohe bëhemi armiku më i ashpër që kemi. Grindemi me njëra tjetrën, shpërndajmë thashetheme dhe jemi kritikët më të ashpër për femrat tjera.
Kjo gjë duhet të pushojë! Këtu i kemi 13 gjëra që ne,kolektivisht, duhet ti ndalojmë.
- Turpërimet e zuskës
Zonja, kjo gjë duhet të ndalojë. Duhet të pushojmë me referimet për njëra tjetrin si zuskë apo prostitute. Fillimisht për shkak të moralit, në fund kush jeni ju të gjykoni, e më pas sepse jeta seksuale e dikujt tjetër nuk është çështje e jona.
- Dhënia e këshillave neutrale
Kjo me të vërtetë duhet të ndalojë. Është hera e dytë që mikesha e juaj vjen duke vajtuar tek ju, duke ju treguar problemin e të dashurit që e tradhton, dhe e tëra që ju thoni është: “duhet ta bësh gjënë që të bën të lumtur”. Ndalo së thëni gjërat që ajo dëshiron t`i dëgjojë vetëm për shkak se është opsioni më i lehtë. Thuaje atë që ka nevojë t`a dëgjojë, për momentin mund të duket e ashpër mirëpo është gjëja më e mirë afatgjate.
- Fajësoni femrën tjetër kur partneri ju tradhton
Urrejtja apo fajësimi i femrës me të cili partneri juaj ju ka tradhtuar është qesharake. Është e mundshme që ajo nuk e dinte se ishit në lidhje, dhe duhet ta kujtoni se ajo nuk ju ka borxh asgjë. Ajo nuk ishte personi në lidhje me ju, ajo nuk ishte personi që zhgënjeu besimin tuaj andaj urrejtja ndaj atij personi është e pakuptimtë. Ajo nuk është armiku por partneri juaj tradhtar dhe mashtrues.
- I ngjiteni partnerit të një femreje tjetër me paramendim
Nuk është në rregull të kontribuoni në lëndimin e një femreje tjetër. Mos ndërmerrni veprime të tilla me paramendim, sigurisht që bota do ishte vend më i qetë nëse nuk do kishte veprime të tilla.
- Gara për meshkuj
Garoni për punë, për sport, për arritje akademike por mos garoni për meshkuj…jeni më të mira se aq. Nuk duhet të garoni me femra tjera për vëmendjen e ndonjë mashkulli, ka aq shumë meshkuj tjerë përreth.
- Dhënia e komplimenteve të rrejshme
Duhet të pushojmë së dhëni komplimente të rrejshme. Nëse nuk keni çfarë të thoni, shtoni se si flokët e saj janë të mrekullueshme. Nëse nuk keni çfarë të thoni, mos thuaj asgjë. Komplimentet e rrejshme janë më të këqija se komentet e liga.
- Premtoni mbajtje të fshehtësisë dhe nuk veproni ashtu
është fshehtësi, dhe sipas definicionit duhet të mbahet e fshehtë nga të tjerët. Andaj, nëse mikesha të thotë diçka në besim, mbajeni mes jush.
- Ankoheni për femrat tjera
Duhet të pushoni. Jemi duke u ankuar që nga shkolla fillori, dhe me siguri jemi të lodhura tani. është negative dhe duhet të ndalojë!
- Bëni që femrat tjera të ndjehen më pak femra
Nuk ka mënyra fikse për të qenë femër. Vetëm pse një femër zgjedh të mos lind fëmijë, apo zgjedh të qëndrojë nënë në shtëpi nuk e bën femrën më pak femër. Të gjithë jemi të njejtë në këtë gjë, andaj duhet të pushojmë së foluri keq për njëra tjetrën.
- Përdorimi i mangësive të femrave tjera për t`u dukur më e mirë
Ajo ka gjinjë të vegjël ndërsa ju jeni 90 cm, natyralisht. Ajo nuk është edhe aq intelegjente ndërsa ju jeni e klasit të parë. Edhe?!? Duhet të ndalojmë poshtërimin e femrave tjera vetëm që të ndjeheni më mirë. Vetëbesimi i vërtetë është brenda jush, nuk keni nevojë të nënvlerësoni një femër tjetër për këtë gjë.
- Ju jeni më tepër se veshja juaj
Thuaje atë që e mendon dhe mendoje atë që e thotë. Nëse u thoni miqve se do të paraqiteni me veshje të zakonshme, andaj shkoni si të zakonshëm. Mos u paraqitni me grim, nxierje të rrejshme dhe take 25 cm.
- Mos u përmbani nga komplimentet
Nëse ju pëlqen dekolteja dikujt tjetër, thuajeni. Nëse duket bukur, bëjeni me dije. Ndoshta dikujt do ia zbukuroni ditën.
- Postoni fotografi të pahijshme të miqve në internet
Kjo është njejtë me tradhtinë. Nuk është me rëndësi sa mirë dukeni ju në atë foto, nëse mikesha juaj nuk duket mirë mos e postoni. MOS E POSTONI!/kosovarja.ch/