Jeni duke vepruar gabimisht! Por mos u shqetësoni, ka shpresë.
Vetullat tuaja formësojnë fytyrën dhe i japin asaj strukturë, kështuqë është e rëndësishme ti mbani ato në formë gjatë gjithë kohës. Jeni të shqetësuar se nuk janë si duhet? Kemi pyetur make up artisten Cyndle Komarovski se çfarë i bëjnë vetullat tuaja të duken të shëmtuara dhe si ti përmirësoni ato. Lexoni këshillat në vazhdim.
1. I nënvizoni shumë vetullat tuaja. Të theksoni shumë vetullat në mënyrë të ashpër mund të prishë formën e tyre natyrale dhe ti bëjë ato të duken si të rreme. Në vend të kësaj, aplikoni lehtë lapsin për vetulla apo ndonjë brushë si dhe jepeni formën të ngjajë sa më natyrale.
2. Skaji i vetullës është shumë i zgjatur. Zgjatja e tepruar e bishtit të vetullës mund të prishë formën e rregullt të vetullave, duke jua bërë fytyrën të duket e tërhequr te poshtë. Vetullat natyrisht ndalojnë në një vend dhe tërheqin fytyrën te lartë, gjë që kjo është forma që ju dëshironi ta mirëmbani. Që të kuptoni se skaji i vetullës duhet të përfundojë, përdorni laps për vetulla në diagonale me vrimat e hundës suaj si dhe skajin e syve tuaj.
3. E ekzagjeroni me harkun e vetullave tuaja. Harqet e vetullave mund të ju ndryshojnë pamjen e fytyrës, të ju bëjnë të dukeni të habitur apo mërzitur madje edhe kur nuk jeni. Pra, nëse nuk keni harqe natyrale dhe ju tentoni ti formësoni në mënyrë delikate, mbani një laps për vetulla në diagonal me qendrën e syrit tuaj. Kjo është saktësisht ajo që çdo hark duhet të formësohet natyrshëm.
4. Ju nuk formësoni vetullat tuaja. Vetullat e pa rregulluara janë një gjë, por vetullat e pa formësuara nuk i japin pamje të mirë fytyrës suaj. nuk keni kohë të shkoni në ndonjë profesionist për heqje të tyre? Thjeshtë ndiqni formën e vetullave dhe hiqni pjesën e tepruar që paraqitet jashtë formës së përgjithshme.
5. Keni pjesë të caktuara të vetullave pa qime. Nëse jeni viktimë e heqjes së tepërt të vetullave në të kaluarën, mos u shqetësoni nuk jeni vetëm. Që ti plotësoni vrimat apo hapësirat pa qime, përdorni brushë të vogël kënddrejtë për ti plotësuar ato.
6. Jeni duke përdorur shumë hijëzues (highlighter). Të theksoni vetullat tuaja me një hijëzues, mund të bëni që të dominojnë harqet tuaja apo të jenë në qendër të vëmendjes. Në vend të kësaj, zgjedhni një korrektor që është një nuancë më e lehtë se lëkura juaj me qëllim që të ndriçojë zonën tuaj rreth vetullave.
7. I mbushni tepër vetullat tuaja. Kjo mund të ju bëjë ti ngjani binjakes së Groucho Marx-it. Rezultati që të keni vetulla më të errëta por natyrale, nuk është aplikimi i formulës që jeni duke e përdorur në lëkurën tuaj. Nëse keni ndonjë vend pa qime dhe përpiqeni ti mbushni ato, kjo është tjetër gjë, por nëse thjeshtë dëshironi të errësoni vetullat tuaja dhe ti mbushni ato, provoni maskarë për vetulla që mund të ju jape një nuancë të lehtë.
8. Nuk i plotësoni mirë vetullat tuaja. Nëse mendoni se keni nevojë vetëm pjesën e përparme të vetullës ta vizatoni, apo thjeshtë skajin e saj, duke lënë kështu mesin pa ngjyrë apo pa theksim, atëherë veproni gabim. Ju duhet ta theksoni tërë vetullën tuaj, nga fillimi e deri te skaji i saj. Nëse nuk e vizatoni vetullën në mënyrë të barabartë, atëherë do të merrni pamje të pakompletuar të cilën askush nuk e dëshiron.
9. Aplikoni ngjyrën e gabuar të vetullave. Të zgjedhësh ngyrën e gabuar të vetullave për mbushje të tyre, është një mënyrë tjetër për ti bërë ato të duken shumë keq. Nëse keni problem me përzgjedhjen e nuancës së duhur, provoni duke përdorur dy tone të ndryshme për të plotësuar vetullat tuaja. Nëse jeni flokëkuqe, përdorni një laps ngjyrë gështenje për ti dhuruar vetullave një dimension sa më natyral.
10. Nuk jeni duke përshtatur vetullat e juaja. Ky është një nga hapat më të rëndësishëm në krijimin e harqeve me dukje natyrore. Një mënyrë e thjeshtë për të mbushur vetullat e juaja është duke bërë një vijë (në kënd) nën vetullën tuaj në fillim me një laps vetulle, pastaj duke përdorur një brushë për të përhapur deri në vetullën tuaj.
11. Jeni duke përdorur një linjë për të plotësuar vetullat e juaja. Çfarëdo që bëni, mos i plotësoni vetullat me një zbritje të vetme poshtë të çfarëdo produkti, qoftë laps, pluhur, pudër apo dyll vetulle. Në vend të kësaj, dëshironi të imitoni qimet e vogla të vetullave tuaja duke përdorur lëvizje të vogla për të aplikuar lapsin në drejtim të rritjes së qimeve.
12. Vetullat e juaja duken të çrregullta. Nëse nuk kujdeseni për vetullat e juaja, atehrë ato do të duken të pakrehura. Gjëja që duhet bërë është të përdorni pomadë për vetulla, gjë që do të mundësojë përmbajtje por nuk do të lejojë që qimet e vetullave të duken si të ngrira në vend, pastaj përshkoni me fuçër në formën që dëshironi të jenë.
13. Jeni duke përdorur shumë produkt. Pavarësisht nga produkti i adhuruar i vetullave, të tepruarit nuk duket mirë. Filloni të punoni në mënyrë konservative, pas të gjithash, është më lehtë të aplikohet më shumë produkt se sa të hiqet ai nga fytyra. Nëse përfundoni me mbishtresim në vetullat e juaja, vetëm merreni brushën dhe punoni mbi harqet e juaja të shpërndani formulën e tepërt./kosovarja.ch/