-0.3 C
Priština
More

    12 vjet ka jetuar në lidhje martesore pa bërë seks: U ndjeva e padëshiruar, burri nuk më vinte re!

    spot_imgspot_img

    Ekziston një numër i madh i martesave në të cilat partnerët janë bërë si të huaj në shtrat, dhe Lisa Thompson është njëra e cila ka vendosur të flasë për përvojën e saj të hidhur.

    Nuk është e shëndetshme të jesh në lidhje martesore pa seks sepse atëherë vetëbesimi i femrës përballon presion të madh, thonë ekspertët. Lisa Thompson tani është në lidhje të lumtur dhe ndihet e dashur dhe e bukur. Megjithatë, para kësaj, ishte 12 vjet në lidhje të keqe martesore me një partner.

    Hulumtimi global ka treguar se gjysma e çifteve bëjnë dashuri disa here në muaj, dhe çdo i pesti më pak se 10 herë në vit. Për fat të keq, tema e mungesës së seksit në martesë është ende një tabu dhe nuk flitet shumë për këtë.

    Nëqoftëse ndiheni të turpëruara sepse martesa juaj ka arritur deri në atë pikë ku ju nuk mund ta kujtoni momentin se si ndiheni kur ai ju prek intimisht, ta dini që nuk jeni të vetmet. Me fëmijë dhe angazhimet e nevojat e tyre, është më lehtë të zhyteni në shprehi të këqija se sa të pyesni veten se çfarë me të vërtetë nuk është në rregull, shkruan Lisa Thompson.

    Ajo thotë  se kjo gjë është e gabuar, dhe se nuk duhet injoruar problem i mungesës së seksit, si tregues që martesa është në krizë serioze.

    “Unë kam qenë në një marrëdhënie pa seks dhe fillova të ndihem keq. Unë nuk jam një nimfomaniake por thjeshtë një femër normale dhe e shëndetshme dhe me dëshirë për seks për partnerin e dashur”.

    Kohët e fundit, Lisa mendonte rreth udhëtimit të saj për në Itali, me ish burrin e saj dhe gjithçka ishte e qartë. Ajo nuk kishte asnjë intimitet me ish partnerin e saj, gjatë gjithë kohës ai e kishte lënë pas dore, duke e bërë këtë të ndjehet e padëshiruar. E kishte lënë në çdo moment vetëm dhe aspak se ksihte vënë re.

    “Nuk isha në dijeni në atë kohë se sa e bukur isha. Tani mund të shoh se sa kam humbur nga kjo bukuri dhe kam lejuar veten të jetoj pa intimitet për gjatë kohë. Sot, unë mund të jem veshur me atlete dhe bluzë dhe prap të ndjehem e bukur. Në një marrëdhënie seksuale të shëndetshme, femrat padyshim ndjehen bukur. Kur intimiteti është i forte në një lidhje, çdo gjë tjetër vjen në vendin e vet”, përfundon ajo./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...