Të trajtoni partnerin tuaj si të ishte në shkollë të mesme, duke e privuar nga seksi, është një gjë e çuditshme. Andaj shumica e çiftve tmerrohen kur dëgjojnë për ndalesën 6 javëshe ndaj seksit. Prandaj është normale që pas lindjes, të jeni të eksituara mbi normalen.
Ja disa nga mendimet që ju fluturojnë mbi kokë, herën e parë që bëni seks pas shtëzënisë.
- “Si bëhej kjo punë se kam harruar?”
Ju dy nuk keni qenë intimë për një kohë të gjatë andaj ju duket sikur keni harruar procedurën.
- “Më mirë t`i fikim dritat”
Gjatë kohës së shtatëzënisë keni mbajtur foshnje në bark, andaj ndjeheni e pasigurtë me trupin tuaj. Çdokush në rrethin tuaj ka mirëkuptim për gjendjen tuaj përveç juve.
- “Lëkura ime i duket e pështirë”
Jeni duke bërë shaka? Burri juaj adhuron format e reja, që vijnë edhe me gjoks të zmadhuar. Plus, është aq i eksituar ngaqë do bëjë seks përsëri me ju, saqë nuk do vërejë asgjë.
- “Kjo është tepër e çuditshme”
Gjashtë jav janë kohë e gjatë, andaj është e kuptueshme të ndjeheni çuditshëm. Ndonjëherë puthjet e humbin cakun, ndonjëherë edhe diçka tjetër e humb atë.
- “Po qan foshnja!”
Në fillim nuk do t`a ndaloni seksin edhe në qoftë se qan foshnja.
- “Më duket se jam zgjeruar atje poshtë?!”
E vërtetë, por është në rregull- do të kthehet si ka qenë.
- “Le ta përshpejtojmë seksin, planifikoj të bëj të paktën 3 orë gjumë”
Edhepse jeni e lumtur se mund të bëni seks përsëri, jeni e kujdesshme edhe me orarin e gjumit.
- “Më ngadalë!!!”
Duhet ta kuptoni partnerin se nuk ka mundur të çlirohet për një kohë të gjatë nga tensionet. Andaj mund të jetë i vrazhdë, ndërsa ju mund të bëheni e mërzitshme me fjalën “më butë”.
- “Të lutem mos më prek gjinjtë”
Nuk do të dëshironit të keni rrjedhje qumështi në mes të seancës seksuale.
- “Kjo ka ndjesinë si e kundërta e të mirës”
Foshnja juaj ka shtrydhur pjesën trupore që stimulonte penisi andaj mos pritni orgazëm së shpejti.
- “Vagina ime është shkatërruar”
Mmmm… Më shumë mund të themi se është duke u rinovuar. Do ti duhet ca muajë derisa të kthehet në normale.
- “Kurrë nuk do t`a shijoj seksin më”
Do bëhet më mirë. Ju premtojmë./kosovarja.ch/