Edhe çiftet më të apasionuar shpejtë ose vonë ndeshen me problemin e rutinës seksuale në dhomën e gjumit. Për fat të mirë, nuk keni nevojë të dilni nga kontrolli i situatës, e tëra që duhet të bëni është të jeni pak më shumë kreativë. Duke përdorur karakteristikat themelore të çdo shenje si udhëzues, ne kemi gjetur mënyrat ideale për të rikthyer pasionin dhe epshin në shtrat.
DASHI: Pushtim
Personat nën këtë shenjë kanë tendencë të udhëheqin gjërat kryesore në marrëdhënien e tyre. Tani ju mund të ndryshoni rolet dhe t’ia lejoni partnerit tuaj të merr kontrollin. Të jesh i pushtuar në vend të pushtuesit, mund të jetë një ndryshim mjaft emocionues për Dashin.
DEMI: Kreativitet
Këmishë nate prej sateni apo mëndafshi, jastëkë luksozë dhe parfum delikat. Përgatitni dhomën tuaj për eksperimente seksi. Mund të vishni edhe brekë provokues apo edhe çorape me dantelë që të keni një natë argëtuese.
BINJAKËT: Porosi joshëse
Binjakët e zgjuar janë të varur nga pajisjet elektronike dhe për ta komunikimi përmes mesazheve është shumë simpatike dhe tërheqëse. Trajtoni partnerin tuaj dhe zgjojani dëshirën seksuale me anë të dërgimit të mesazheve, kjo do të bëjë që partneri juaj të çmendet dhe të hutohet nga epshi.
GAFORRJA: Argëtim përmes ushqimit
Gaforret njohin mirë rrugën e tyre drejt kuzhinës dhe përdorin metoda të përsosura dhe relaksuese. Ju mund të shijoni ndonjë çokollatë të nxehtë së bashku, apo ta lyeni trupin e partnerit me çokollatë, ose për shembull të krijoni vet të brendshme me anë të mëbëlsirave apo kremit (ajkës). Vet paramendimi se duhet të ju lëpijë trupin dhe të shijojë gjërat në trupin tuaj është diçka shumë joshëse.
LUANI: Ndërrimi i roleve
Me Luanin provoni të luani lojëra. Ju mund të zgjedhni rolin e sekretares seksi, mësueses apo diçka tjetër që ju ngacmon imagjinatën.
VIRGJËRESHA: Seks i freskët
Si një shenjë e Tokës, Virgjëresha i gëzohet ajrit të pastër. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të shtoni pak eksitim në jetën tuaj seksuale, duke bërë seks në vend të hapur, i cili natyrisht duhet të jetë i fshehtë dhe i sigurtë.
PESHORJA: Seks Tantrik
Peshorja parapëlqen shumë ekuilibrin dhe harmoninë, ku edhe seksi tantrik e mundëson këtë barazpeshë. Ky lloj seksi zgjon pasionin e Peshores dhe rrit disponimin e saj. Relaksohuni, merrni frymë thellë, sinkronizoni frymëmarrjen dhe lëvizjet dhe eksploroni dualitetin tuaj.
AKREPI: Lidhje me anë të shikimit
Akrepi zhytet thellë në gjithçka, por më së shumti do të kënaqeni me të nëse mbani kontaktin e syve gjatë tërë kohës. Akrepi është mësuar të mbajë nën kontroll çdo gjë, andaj kjo do ti lejojë mundësinë e sinkronizimit gjatë tërë procesit.
SHIGJETARI: Seks spontan
Shigjetari pëlqen gjithçka që është e papritur apo momentale. I gëzohet zbulimit të gjërave të reja, nuk është i prirur për gjeste tipike romantike, por për takim të paplanifikuar.
BRICJAPI: Ndryshoni skenarin
Bricjapi dëshiron të organizojë gjithçka dhe të mbajë sipas skenarit të tij. Për ndryshim, kërkoni diçka të papritur nga partneri juaj. Befasojeni me ndonjë takim joshës në ndonjë vend të fshehtë.
UJORI: Lodra seksi
Veglat erotike apo lodra të ndryshme eksitojnë shumë Ujorin. Duke luajtur me vegla të ndryshme seksuale, Ujori ndjehet përballë një emocioni të pafund dhe para një eksplorimi epshor.
PESHQIT: Seks në ujë
Peshqit ndjehen më mirë kur imagjinata e tyre lidhet me ujin. Ata janë shumë kreativë, andaj mund ti bëni ndonjë oqean romantik në vaskën tuaj dhe ti ofroni një kënaqësi të mahnitshme në ujë.