Çdo lindje është e ndryshme nga tjetra, ndonjë prej tyre merr ca orë përderisa disa marrin vetëm ca minuta, disa janë të lehta e disa të vështira e me komplikime. Përderisa çdo lindje është unike, çdo prind mund të rrëfej emocionet e shumta që ju përbijnë në momentin e takimit të parë me foshnjen.
Ajo ka flokë. Kjo nënë ishte 27 javë shtatëzënë kur u diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e tretë, i cili lloj është tejet agesiv. Mjekët vazhduan me kimioterapi në dozë të vogël që mos të dëmtojnë foshnjen. Për çdo nënë tjetër, flokët në kokën e foshnjes i japin një ndjesi tjetër por për këtë nënë nënkuptoi se rrezatimi nuk ka arritur deri tek foshnja. Hello Baby Birth Photography
Babai më në fund ishte në gjendje të shikojë dhe prek djalin e sapolindur. Isha me këtë familje 24 orë para lindjes dhe më inspiroi dashuria e tyre mes vete, por në momentin që foshnja lindi dhe u vendos në krevat, babi nuk mund të kontrollonte emocionet dhe lotët e gëzimit andaj edhe e kapa kamerën dhe fotografova. Ashley Marston Photography
Lindja është intensivisht emocionale dhe fizike. Ishte një nga lindjet në shtëpi andaj edhe ishte e mundimshme por në momentin e daljes së foshnjës jashtë e shkrepa foton e fëmijës në gjoksin e nënës me kërthizë ende të bashkuar. Monet Nicole Photography
Jeta është një mrekulli. Klientja ime nuk arriti të lind brenda spitalit andaj foshnje doli në jetë në shkallët e spitalit. Ishte një spektakël mahnitës. Emily Robinson Photography
Ishte një fuqizim në formën më të mirë. Për këtë foto kisha sugjerime që mos ta publikoja pasiqë nëna dukej e lodhur dhe e dobët mirëpo për mua ishte e kundërta- nëna paraqet durim, guxim dhe fuqizim që nuk shihet në fotot e nënave të bukura por të manifakturuara. Marysol Blomerus Photography
Ishte momenti i parë i qetësisë absolute. Ishte një lindje intensive dhe pa mjek, lindje e bërë me instruksione nga celulari mirëpo pas shtrëngatës së emocioneve dhe zhurmës së panikut, në foto shihet momenti i qetësisë absolute. Sabrena Rexing Photography
Tregon kurajon që e kanë të gjitha femrat Kjo foto tregon kurajon e vërtetë që e kanë të gjitha nënat që përballen me lindje të natyrshme. Liliana Leahy Photography
Ai e shijonte momentin. Në foto shihet babai që luftonte me sterilitetin për shtatë vite, dhe pas durimit të gjatë i erdhi shpërblimi të cilin e shijonte me ëndje. Snap Life Photography
Fillova të qaj se ishte shumë bukur dhe diçka e pazakontë. Dokumentova lindjen e foshnjës me cipë, fenomen që ndodh në 80,000 lindje një herë. Ishte diçka e bukur dhe e pazakontë. Leilani Rogers Photographer
Ky imazh për mua e paraqet ardhmërinë. Nënat që lindin me prerje cezariane janë të privuara që të përjetojnë shumë gjëra gjatë lindjes së tyre. Prandaj e shkrepa foton e fëmijës duke dalë nga barku i nënës, diçka që do të jetë falënderuese. Do të dëshiroja që kështu t`u shërbeja të gjithë nënave që lindin me prerje cezariane. , Three Plus Photography
Hapsira e cila e përçon fuqinë e lindjes është e shenjtë. Kjo lindje jo vetëm që ishte e sukseshme dhe e bukur por fëmija rezultoi të jetë i shëndetshëm. Babymoon Birth Services
Është vajzë! Kjo familje priste të zbulojë gjininë e fëmijës së tretë pas dy djemve dhe në momentin që foshnja doli në jetë babi bërtiti “Është vajzë”. Tavia Redburn Photography