1.4 C
Priština
More

    12 gjërat për të cilat duhet të ndaloni së fajësuari veten

    spot_imgspot_img

    Shumë shpesh në jetë e gjej veten duke kërkuar falje për situata apo gjëra që sinqerisht janë jashtë kontrollit tim. Përse? Sepse ndjehem sikur unë duhet të bart peshën e fajita për diçka që shkon keq, sepse fundja unë jam përgjegjës për jetën time.

    Megjithatë, me kalimin e kohës duke shkuar përtej dhimbjes për tu bërë një i “rritur i vërtetë”, unë po arrij të kuptoj se nocioni për të qenë i përgjegjshëm për gjithçka që vjen në jetën time është absolute, krejtsisht një broçkull. Ndonjëherë edhe ka gjëra që nuk duhet të kërkoni falje.

    Pra, tani më vjen të them se kërkoj falje, por në të vërtetë nuk më vjen keq. Sepse ka gjëra që nuk mund ti kontrollojmë as unë e as ju. Dhe, është krejtsisht në rregull që ti pranojmë ashtu si janë.

    1. Emocionet e juaja

    Pra, çka nëse ju qani shumë, apo jeni tepër të shqetësuar ose bëheni të apasionuar për diçka që ka rëndësi për ju? Nuk ka asnjë gjë të tillë që cilësohet si “shumë” kur është fjala për ndjenjat. Sa më shpejt që e mësojmë atë, aq më të shëndetshëm emocionalisht do të jemi.

    1. Mënyra si i menaxhoni ato emocione

    Shkruani gjithçka që jeni duke menduar në një letër. Përplasni derën dhe mos u ndjeni fare fajtor për këtë. Dilni në vrapim dhe fikni celularin tuaj. Bëni çfarë keni nevojë për të bërë dhe bëjeni pa mos u penduar. Gjithkush përjeton një sfidë sipas mënyrës së vet.

    1. Rrefuzimi i një personi tjetër

    Nuk është faji juaj pse dikush nuk pëlqen flokët tuaj, qëndrimin tuaj në politikë ose edhe mënyrën si e mbani veten. Ky është problemi i tyre. Mënyra se si silleni është autentike për ju, dhe personat që i përkasin jetës suaj – do të pranojnë çdo pjesë tuajën.

    1. Dështime të vogla

    Por edhe dështime të mëdha. Ne jemi njerëz dhe gabimet i takojnë natyrës sonë. Ne falim të tjerët për pamaturinë e tyre – është koha që të gjithë të fillojmë të falim njëri-tjetrin me mirësjellje.

    1. Rrethanat e dikujt tjetër

    Në komedinë romantike “When Harry Met Sally”, personi që darkonte me Meg Rajan tha thënien e famshme : “ Do marr çfarë mori ajo”. Sado që kjo deklaratë është e lezetshme, nuk është gjithnjë e mundshme. Mos e krahasoni tregimin tuaj me atë të dikujt tjetër.

    1. Nevojat e juaja

    Njerëzit janë çuditërisht kompleksë andaj edhe nevojat tona janë shumë të ndryshme. Mos e fajësoni veten pse keni nevojë për disa komponente të caktuara në një lidhje apo karrierë, gjëra që dikush tjetër nuk i ka aq të rëndësishme, për ju mund të jenë të patjetërsueshme.

    1. Kënaqësitë e fajshme

    Nëse shikimi i The Bachelorette me një grumbull ëmbëlsirash përreth ju bën të ndjeheni mirë, nuk ka turp në këtë gjë. Është e pranueshme që të kënaqeni gjatë kohës suaj të lirë. Pranojeni atë që e pëlqeni, mos e fshehni.

    1. Të qenurit të tmerrshëm në ndonjë gjë

    Disa prej nesh janë të lindur me aftësinë e artizanatit ndërsa të tjerët jo edhe aq. Jeta është një seri provash dhe gabimesh, ju keni aftësitë unike të juajat për t`i ofruar botës.

    1. Vënia e vetes para çdokujt tjetër

    Marrëdhënia që keni me zemrën, mendjen dhe shpirtin tuaj është marrëdhënia më e rëndësishme që mund ta keni. Nuk ka asgjë të keqe nëse jeni pak egoist atëherë kur duhet.

    1. I besoni dikujt që nuk duhej

    Ndjenja e të qenit e tradhëtuar nga dikush mund të ju shkatërrojë, mirëpo veprimet e tyre janë zgjedhje e tyre dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me ju. Njerëzit janë me të meta, të cilat ndonjëherë shfaqen në fillim e ndonjëherë shfaqen pas disa viteve. Nëse do ndërtonim mure për secilën herë që takojmë dikë, ngaqë kemi nevojë të mbrohemi mos të lëndohemi, do të jetonim në një vetmi absolute

    1. Një marrëdhënie e ndërprerë

    Disa njerëz nuk e kanë të shkruar për të qenë në jetën tonë më gjatë se të na japin mësimet që na duhen. Kjo gjë është aq e thjeshtë për t`u kuptuar.

    1. Çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën

    Të ktheheni në të kaluarën është sikur të zgjoheni në mëngjes dhe të vesheni me garderobë që i takon shekullit të kaluar. Do të dukeshit qesharake! Ju keni mundësinë e zgjedhjes të jetoni tani, çdo ndodhi negative i kalon periudhës kur ka ndodhur. I vetmi drejtim kah duhet shkuar është drejtë, dhe ajo rrugë është me të vërtetë e bukur./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...