-4.6 C
Priština
More

    12 gjërat alarmuese që duhet të keni parasysh për zyrën e dentistit

    spot_imgspot_img

    Sikur të ishte vetëm shqetësimi i kontrolleve tek dentisti dhe frika e torturat e mjaftueshme që pasojnë, por janë edhe shërbimet e tyre që na ofrojnë jo shumë të kujdesshme. Ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që duhet të kujdeset çdo pacient kur të shkojë tek dentisti, thekson Jonathan Schwartz, dentist familjar në Manhattan. Nuk jeni të sigurtë se për cilat gjëra duhet të keni kujdes? Ne kemi kërkuar nga shumë dentistë që të përshkruajnë shenjat alarmuese që ndodhin në zyrën e dentistit.

    1. Zyra e dentistit nuk ju kërkon të dhënat e vjetra për dhëmbët tuaj.

    Para se të shfaqeni në ndonjë zyre të dentistit, stafi punues duhet të ju kërkojë për të dhënat si një lloj baze. Shumica e dentistëve tentojnë të ndjekin problemet dhe kërkojnë ndryshime, por duhet pasur parasysh se disa nga këto probleme mund të bëhen të dukshme vetëm duke ditur të dhënat e mëparshme rreth dhëmbëve. Dentisti duhet të ju pyes nëse keni bërë rezatim brenda gjashtë muajve të fundit, sepse nëse e përsëritni shumë shpesh, kjo shton ekspozimin e panevojshëm ndaj rrezeve pa asnjë dobi mjekësore. Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, pacientët e shëndetshëm kanë nevojë për rrezatim të dhëmbëve çdo dy vjet më së shumti.

    2. Ata përdorin teknologjinë e vjetër.

    Filmimi tradicional është më i vejtër se dhjetë vite. Rrezatimi digjital është më i saktë se radiografitë e vjetra, duke i lejuar dentistët që të diagnostifikojnë dëmtimet e dhëmbëve që nuk mund të zbulohen me rrezet tradicionale, thekson Marc Lowenberg. Por, teknologjia nuk është e tëra për të cilën duhet të brengosemi, nuk mjafton vetëm një radiografi e bërë së bashku me foto 3D, ju duhet vet të kujdesenipër shëndetin e gojës suaj.

    3. Nuk janë të kujdesshëm në lidhje me bakteriet.

    Natyrisht, që ju nuk dëshironi që dentisti të gërmojë brenda gojës suaj pa vënë një palë dorëza. Pastaj si fakt shqetësues është edhe sterilizimi i mjeteve. “Në zyrën time, instrumentet e mia ruhen në vende adekuate për sterilizim dhe janë të gatshme për tu përdorur tek goja e pacientit – thekson Schwartz. Gjithashtu, ju mund të më vëreni se unë ndërroj dorëzat disa herë gjatë një procedure, sepse unë dua që të kufizoj çdo lloj kontaminimi në dhomën time punuese. Duhet aplikuar sterilizimi me ngrohje sepse shumica e bakterieve zhduken vetëm me anë të ngrohjes”.

    4. Ata nuk bëjnë skanim për kancer oral.

    Në çdo vizitë, ose të paktën çdo gjashtë mauj, dentisti duhet të kontrollojë gojën tuaj për shenja të mundshme të kancerit oral, thotë Lowenberg. Ju mund të mendoni se ky lloj kanceri është i rrallë, por kanceret që lidhen me HPV janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit. Dentisti duhet të vërejë për ndonjë abnormalitet, shenja të bardha apo të kuqe mbi mukozë, të ndjejë nyjet limfatike, të kontrollojë gjuhën në dy anët e tij, brendësinë e faqeve si dhe fytit në përgjithësi.

    5. Ata rekomandojnë punë të ekzagjeruar.

    Padyshim se mund të ndodhë që dentisti juaj i mëhershëm të ketë harruar diçka rreth rregullimit të dhëmbëve tuaj, por ndodhë që edhe dentist actual të kërkojë punë të panevojshme rreth dhëmbëve tuaj, ndonjëherë edhe duke e ekzagjeruar me kërkesa të shumta për rregullim të dhëmbëve. Bëhuni skeptik ndaj shërbimeve që ju ofron dentisiti duke kërkuar vetëm për ato të nevojshme.

    6. Ata posedojnë brend familjar – por jo me emër të mirë.

    Nëse praktika dentare reklamon oferta ose ulje të mëdha, kjo do të thotë se ata fokusohen në marrjen e pacientëve të rinj se sa ato që posedojnë realisht. Dentistët duhet të bëjnë reklama në mënyrë të sigurtë dhe jo të jenë të tepruara në mënyrë të vazhdueshme.

    7. Ata nuk kanë prova të famës.

    Dentistët duhet të jenë të pajisur me fakte dhe dëshmi të punës së tyre, sidomos nëse pacientët kërkojnë ndonjë foto ose procedurë kozmetike. Çdo dentist duhet të jetë i përgatitur dhe në dispozicion për të reklamuar punën e tij, jo vetëm kur pacientët t’ju kërkojnë, por ti mbajnë të dokumentuar në zyrë. Ju dëshironi të dini për intervenimet e suksesshme të dentistit tuaj, kështu edhe më shumë do ti besoni punës së tij.

    8. Ju rekomandojnë të hiqni mbushjet e amalgamit pasiqë janë “toksike”.

    Shumica e dentistëve nuk përdorin mbushje tradicionale të argjendit mirëpo nëse keni zgavrra më të vjetra ato nuk janë të rrezikshme. Mbushjet duhet të ndërrohen vetëm nëse kanë filluar të ndryshken dhe të zvogëlohen, gjë që krijon kushte për depërtim të baktereve. Heqja e mbushjeve të tilla mund të jetë më e rrezikshme se lënia e tyre në dhëmb.

    9. Mundohen t`ua “hedhin” në kupa dhe kurora.

    Ka një mënyrë më të mirë dhe më të lirë për të rregulluar një dhëmb që ka kalbje apo është i thyer, i krisur. Me mjetet moderne mund të restauroni dhëmbin duke e mbuluar pjesën e nevojshme me materiale speciale. Përderisa e keni gjysmën e dhëmbit është më mirë të ruani strukturën e tij sesa të bëheni agresivë dhe të shponi kupën e dhëmbit përderisa nuk është patjetër.

    10. Pajisjet e tyre nuk janë prodhim amerikan.

    Nëse e keni patjetër që të rregulloni ura, implante, dentura, aplikime ortodontike, pyesni dentistin se ku janë prodhuar ato. Pyeteni edhe për praktikat dentale dhe se a janë të dizajnuara dhe prodhuara me ndihmën e kompjutorëve në ordinancën e tyre me qëllim të përdorimit të menjëhershëm.

    11. Ata shesin shtesa.

    Dentistët duhet të fokusohen në shëndetin e dhëmbit tuaj dhe në promovimin e higjienës së mirë dentale, e jo në arritjen e kuotave të shitjeve mujore. Nëse mjeku mundohet të ju shesë vitamina dhe suplemente duke pohuar se janë të mira për higjienën tuaj, atëherë ai mundohet vetëm të bëjë para nga ju.

    12. Ata ju trajtojnë njëlloj si pacientët tjerë.

    Duhet pasur parasysh fakti se jo të gjithë pacientët janë të njejtë dhe se nuk duhet të trajtohen njëlloj. Dentistët duhet të përpiqen të krijojnë një marrëdhënie personale me pacientët e tyre. Shumica nuk e kanë komoditetin e njejtë sikur të tjerët, disa vuajnë nga frika e tepruar, të tjerët kanë dëmtim të veçantë të dhëmbëve e disa të tjerë nuk e kanë mundësinë të paguajnë njëlloj. Një dentist i përgjegjshëm duhet të ofrojë përvojë unike dhe trajtim të personalizuar për çdo pacient në veçanti./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...