0.5 C
Priština
More

    12 femra tregojnë pse nuk duan të kenë fëmijë

    spot_imgspot_img

    Nëse keni marrë vendimin për mos të pasur fëmijë, supozojmë se shumë njerëz interesohen të dinë për arsyen tuaj.

    Kur jeni e vetëdijshme dhe me vetëbesim për vendimin tuaj që mos të keni fëmijë, i bëni njerëzit të dyshojnë dhe t`ju gjykojnë, qoftë në formën e vërejtjeve se do ndryshoni mendje, qoftë me pyetjet se “a jeni e sigurtë”, qoftë me akuzat se jeni vetjake.

    Sipas një studimi në Sh.B.A, gati se gjysma e femrave të moshës 15-44 kanë bërë zgjedhjen që mos të kenë fëmijë. Ja disa nga arsyet e tyre:

    “Gjithçka që doja ishte të kem fëmijë. Unë kam patur një fëmijëri të mrekullueshme, në fermë dhe pa teknologji, vetëm duke lozur me prindërit e mi dhe duke u ndihmuar me fermën. Sot bota ka ndryshar dhe fëmijët rriten aq shpejtë saqë frigohem se nuk do të arrijë t`i edukojë si duhet. Thjeshtë nuk mundem” – thotë Marie C.

    “ Jam e pjekur mjaftueshëm që të di se jamë tepër vetjake që të rris fëmijë. Dëshiroj të bëj çfarë dua, të udhëtoj kur të dua, të harxhoj para, të punoj përtej orarit, të dremis kur të dua. Nuk dëshiroj të kufizohem”- Lea M.

    “Së pari nuk është e mundur të kem fëmijë. Së dyti, nuk do të adoptoja sepse preferoj të rris gjakun tim. Së treti, e kuptoj se në këtë jetë, edhe pa fëmijë do të jem në rregull”- Valeri H.

    “Nuk dëshiroj të bëj një gjë aq të madhe nëse nuk mund të përkushtohem 100%. Unë mendoj se të qenurit nënë është puna më e vështirë në botë dhe e kuptoj se nuk e dëshiroj atë punë”- Andriana P.

    “ A keni pyetur se si janë fëmijët e sotshëm? Nuk mendoj se do të mund të përballem me këtë gjë” -Sara T.

    “Nuk jam vetjake, thjesht nuk dua. Dëshiroj të jetoj ashtu siç dua, dhe kjo nuk ndodh nëse kam fëmijë” -Adriana R.

    “Kam patur një nënë të mrekullueshme, ka punuar tre punë në një kohë që të më dërgojë në studime. Ajo dha gjithçka nga vetja për fëmiët dhe fëijët e fëmijëve të saj, andaj unë mendoj se nuk mund të bëj sakrifica të tilla. Punoj në maternitet dhe e shoh se si lindja e fëmijës ndryshon jetën e njerëzve, është gjë e mrekullueshme por nuk është për mua. Dëhiroj që të jem e lirë të vendosi për jetën time pa patur pengesa”- Xhesika S.

    “Burri im dhe unë jemi në të dyzetat dhe jemi bashkë për 15 vite, nuk kemi dashur që të bëhemi prindër. Udhëtojmë shumë dhe mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë. Disa na quajnë vetjake, mirëpo ne nuk e ndjejmë mungesën apo dëshirën për të pasur fëmijë”- Vulli J.

    “Jam 46 vjeçe dhe nuk kam keqardhje për vendimin tim që mos të kem fëmijë. Nuk kam patur prind që kanë qenë model për të patur dëshirën që edhe unë të bëhem prind. Nuk e kam vetëbesimin e duhur dhe nuk besoj se mund të edukoj dikë si duhet”- Nan t.

    “ Dy fjalë: problem mbipopullimi” Samanta B.

    “Unë them se nuk është puna e askujt tjetër. Nuk më duhet arsyetim për mos të patur fëmijë, nuk dua të kem. është jeta ime dhe nuk i detyrohem askujt tjetër” – Mendi L.

    “ Të holla. Kohë. Liri. Energji. Fund i tregimit. Disa femra nuk janë të lindura me dëshirën prindërore dhe asgjë nuk është keq me këtë fakt” – Betani C./kosovarja.ch/

    Burimi : womenshealthmag 

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...