11 truqe se si të shpëtoni lëkurën tuaj gjatë dimrit
Dimri i ftohtë është një sfidë realë për lëkurën tuaj pasiqë lëkura juaj thahet, dobësohet dhe bëhet e plogët. Pasiqë dimri është i tmerrshëm për lëkurën tuaj ne u konsultuam me një dermatolog për këshilla se si të veprojmë gjatë kësaj periudhe që lëkura jonë mos të vuajë.
Nëse lëkura juaj është e thatë….
- Zgjidhni hidratues të trupit që vijnë në kavanoza në vend të atyre që vijnë në shishe me pompa. Zakonisht, hidratuesit e rëndë sikurse kremat vijnë në kavanoza apo enë të tjera në vend se në shishe me pompa pasiqë formula e tyre e trashë është vështirë të pompohet.
2. Shtoni vajin në rutinën e juaj ditore që të hidratoni me të vërtetë lëkurën tuaj. Vaji i kokosit është i shkëlqyer për trupin dhe flokët por nëse keni lëkurë sensitive atëherë vaj argani është ideale për ju.
3. Aplikoni maskë hidraxhel para gjumit që të hidratoni lëkurën gjatë natës. Pasiqë lëkura gjatë natës natyrshëm punon në regjenerim, është mirë që të ndihmohet me ndonjë maskë të tillë.
Nëse keni kruarje në lëkurë…
4. Bëni një vaskë me bollgur. Bluajeni një gotë me bollgur derisa të bëhet pluhur dhe shtojeni atë në vaskë me ujë të ngrohtë. Bollguri ndihmon në zbutjen e ndezjes dhe kruarjes së lëkurës
Nëse lëkura juaj është e plogët…
- Miksoni një iluminues apo hajllajter në hidratuesin tuaj para se ta aplikoni në fytyrë. Gjithτka që duhet është një pikë nga iluminuesi në losionin tuaj të preferuar të hidratuesit.
Nëse lëkura juaj është e skuqur apo e enjtur…
- Përdorni korrektuesit e ngjyrës që të luftoni ngjyrat e ylberit që ju shfaqen gjatë dimrit në lëkurë. Gjatë dimrit lëkura di të jetë e çuditshme, e që të mbuloni këto ndryshime sikurse molla dhe hundë të skuqur, përzierja e korrektorëve të ngjyrës në pjesët e ndikuara do neutralizojë nuancat dhe do e kthejë lëkurën në normalitet.
Nëse lëkura juaj qërohet apo kriset…
- Përdorni kremë për riparimin e barrierave. Nëse barriera e lëkurës suaj është e kompromituar, lëkura dobësohet madje edhe kriset. Kur kjo ndodh atëherë bakteria mund të futet në të çarat duke shkaktuar irritim dhe humbje të hidratimit.
- Përdorni qërues shtresash, fizik apo mekanik. Gjatë dimrit do të duhet që fizikisht të qëroni lëkurën shtresë pas shtrese, ashtuqë qelizat e vdekura të lëkurës të mos jenë më.
9. Bëni vetë pastruesin tuaj të buzëve me përbërës nga kuzhina. Kurtni Kardashian betohet se për pastrim të buzëve përdor një përzierje të vajit të kokosit, mjaltës manuka dhe sheqerit të papërpunuar.
Nëse përballeni me shpërthim edhe në dimër…
- Pastrojeni fytyrën me pastrues me hidratues që mos të keni nevojë të përdorni hidratues super të trashë. Kjo sugjerohet për arsye të hidratimit të sërishëm përderisa lëkura pastrohet.
- Miksoni produktet për puçrra me losionin e fytyrë që të trajtoni shpërthimet dhe tharjen e lëkurës. Miksimi i këtyre dy përbërësve e përshpejton edhe proçesin tuaj pasiqë nuk ka nevojë që të përsëritet kjo punë./kosovarja.ch/