Fakt: Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në Sh.B.A. Fakt#2: Shumica e njerëzve nuk dinë përdorimin e rregullt të kremave me faktor të mbrojtjes nga rrezet e diellit. Kanceri vdekjeprues i lëkurës do të vazhdojë të rritet për 15 vitet e ardhshme.
Tani që ju frikësuam do të mundohemi që t`ua tregojmë anën pozitive të këtij tregimi. Lajmi i mirë është se sa më herët të identifikoni kancerin atëherë do jetë më lehtë për t`u shëruar, dermatologët arrijnë sukses në 90% të rasteve.
Më poshtë janë disa gjëra që e rrisin rrezikun nga kanceri:
- Të keni dikë nga familja me histori të kancerit të lëkurës.
- Lëkurë e zbehtë- posaçërisht nëse jeni bjonde apo kuqalashe.
- Trajtimi i shpeshtë me X rreze (mund të duhen vite që të paraqesë rrezik real)
- Të keni sëmundje që dobëson imunitetin sikurse Limfoma apo HIV.
- Djegie të shkallës së lartë apo plagë të ekspozuara ndaj rrezeve UV.
- Konsumimi i duhanit
Tani që u njohëm me faktorët që rrisin rrezikun, parashtrohet pyetja se si ta identifikojmë këtë sëmundje? Fillimisht duhet ta ndajmë kancerin e lëkurës në tre llojet themelore të tij: karcinoma e qelizave bazale (KQB), melanoma dhe karcinoma e qelizave squamous (KQS).
KQB është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe zakonisht paraqitet në pjesët e ekspozuara ndaj rrezeve të diellit (qafë, fytyrë, duar, krahë). Melanoma zakonisht i referohet nishaneve të zeza, dhe është forma më vdekjeprurëse. KQS është e ngjashme me KQB mirëpo përfshin formën e kancerit që paraqitet brenda gojës, në buzë apo përreth organit gjenital, dhe zakonisht zhvillohet nga predispozitat gjenetike apo sëmundjet e mëparshme.
Ja shenjat e vogla që mund të tregojnë kancer në fazën e hershme të tij, dhe shenjë se duhet të kontrolloheni:
- Nishane të zeza të pabarabarta. Nishane asimetrike janë shenjë e kancerit.
- Nishane të dhëmbëzuar apo me skaje të parregullta.
- Nishane që bëhen më të errëta apo vetëm ndryshojnë ngjyrë.
- Nishane që rriten në diametër.
- Nishane që gjakosin apo ju dhëmbin.
- Puçrra që nuk humbin nga lëkura e ekspozuar në diell.
- Lëndime në shputa të këmbëve që nuk shërohen.
- Ekspozimi ndaj HPV. Kjo është e pazakontë pasiqë gjenitalet zakonisht nuk shohin diell por nëse ekspozohen mund të zhvillojë qeliza squamous dhe të shkaktojë kancer të lëkurës.
- Një plaqë që nuk shërohet. Kjo zakonisht i referohet plagëve në gojë ( të shkaktuara nga duhani). Kanceri oral i lëkurës bie nën KQS.
- Vija të zeza apo kafe nën thonjë.
- Lëkurë e leskëruar dhe me lëvozhga. Duhet të keni parasysh se ka dallim të madh mes kancerit të lëkurës dhe gjendjeve si lëkura e thatë, psoriasis apo ekzema.
Përderisa këto siptome nuk janë 100% tregues të sigurtë, duhet që të kontrolloheni tek mjeku./kosovarja.ch/