Rezultatet e provimit të maturës. Kjo gjë nuk ka rëndësi përveç se tek aplikimi në disa univerzitete. Ndoshta do ju duket çudi por nuk ia vlen aspak të brengoseni për këtë gjë.
2.Mosha kur e keni humbur virgjërinë. Disa njerëz kanë seks për herë të parë kur janë në moshën e adoleshencës, ndërsa disa njerëz presin të bëjnë seks deri në moshë dyzetvjeçare. Kjo gjë nuk ka rëndësi dhe nuk ndikon në asnjë aspekt të jetës suaj.
3. Mesatarja juaj. A e dini si i thonë një mjeku i cili është diplomuar me të gjitha notat 8? Përsëri i thonë mjek! Shumë njerëz nuk performojnë mirë në shkollë mirëpo në jetën reale janë magjistër, andaj mos i shkaktoni vetes stres të panevojshëm.
4. Pesha juaj. Kjo është gjëja më e rëndë për t`u pranuar nga femrat, mirëpo është e panevojshme të jetoni një jetë të mvarur nga treguesi i peshës në tualetin tuaj. Ju nuk jeni pesha juaj.
5. Numri i meshkujve me të cilët keni fjetur. Kjo është e pakuptimtë, dhe nëse dikush mundohet të ju nënvlerësojë për shkak të numrit të partnerëve, mbrohuni në çdo mënyrë të mundshme.
6. Paga juaj. Vlera e punës suaj nuk d.t.th të tregohet me një numër, disa njerëz bëjnë punë shumë të rëndësishme dhe nuk paguhen aq mirë, ndërsa disa të tjerë paguhen me miliona dhe nuk bëjnë asgjë të vyeshme përveç se të fundosin ekonominë botërore.
7. Mosha juaj. Mos u ndjeni se mosha juaj do ju ndalojë të bëni disa gjëra të caktuara. Nëse jeni 21 dhe mendoni se mund të pushtoni botën, mos prisni aspak! Edhe në anën e kundërt, nëse jeni në dekadën e katërt dhe keni vendosur të studioni, mos lejoni që mosha juaj t`ju definojë.
8. Numri i këmbës. Disa njerëz kanë dëshirë t`i bëjnë disa femra të ndjehen keq për shkak të madhësisë së shputave të këmbës, mirëpo kjo gjë nuk duhet aspak të ju brengosë.
9. Konsumimi ditor i kalorive. Nëse femrat do e kishin drejtuar energjinë e tyre të brengosjes për shkak të kalorive në diçka që do i shërbente njerëzimit, deri tani do të jetonim në Mars!
10. Numri i sutjenave. Gjoksi është gjoks! Dhe njerëzit që adhurojnë gjoksin nuk e zgjedhin madhësinë, formën apo elasticitetin e lëkurës.
11. Me sa para jeni rritur. Ankthi i klasave është i vërtetë dhe është një gjë që të gjithë duhet ta tejkalojmë, mirëpo duhet të mbani mend se vlera juaj nuk është e lidhur për paratë.
kosovarja.ch