Gjeni periudhën që ka përfunduar sezoni turistik veror dhe s’ka filluar ende ai dimëror. Në vija të përgjithshme, kjo nënkupton: klime perfekte, më pak njerëz dhe çmime normale.
- 2-3 javë para se të prisni biletën, bëni pak kërkime intensive
Prerja e bileta është proces kompleks, duke qenë se çmimet e tyre janë dinamike dhe gjithmonë në ndryshim. Sipas studimeve, idealja është të rezervoni biletat tuaja për destinacionin e radhës 2 ose 3 muaj para udhëtimit.
- Nëse për ju është e mundur, udhëtoni në mesjavë
Nëse zgjidhni të fluturoni të premten dhe të ktheheni në shtëpi të dielën, i keni të sigurta çmimet stratosferike. Sigurisht, ndonjëherë angazhimet s’të lënë të udhëtosh gjatë javës, por nëse e keni të mundur rezervoni udhëtimin të enjten dhe kthehuni të martën. Perfekte për të kursyer dhe kënaqeni njësoj!
- Interesohuni për transportin publik kur është e nevojshme, por besojini më shumë këmbëve tuaja!
Shmangini taksitë ose Uber-at. Shumica e qyteteve të mëdha kanë transport publik të shpejtë, të lirë dhe shumë komod.
- Mos kini frikë të humbisni pak
Do t’ju dalë edhe më mirë nga ç’e kishit imagjinuar, thjesht mbani një hartë me vete.
- Mos harroni të merrni me vete atlete/këpucë të mira
Gjëja më e rëndësishme në valixhen e një turisti janë këpucët e rehatshme. Mos e bëni gabimin të vishni taka apo këpucë të tjera që e dini që do t’ju lodhin.
- Nëse doni të shkoni jashtë qytetit, merrni një makinë me qira
Do t’ju kushtojë më pak kohë dhe para.
- Pyesni vendasit për vendet e tyre të preferuara.
Kush e di më mirë se ata? Pyesni kamerierët, shitësit apo atë gruan që keni ngjitur. Mund të di diçka më shumë se ju.
- Provo të konsumosh çdo gjë!
Harroje dietën ato ditë dhe bëhu kurioz.
- Por mos u ulni kurrë për të ngrënë në zonat e populluara me turistë
Do të gjeni çmime tmerrësisht të larta dhe ssërish mund të keni rezerva nga shërbimi.
- Gjeni një ekuilibër mes ushqimit të shpejtë të rrugës dhe restoranteve
Provoni gjëra të reja, tipike, por mos shpenzoni nëpër restorante kur s’është e nevojshme. Një darkë e mirë mjafton për ta mbyllur udhëtimin.
Burimi: BuzzFee