-0.3 C
Priština
More

    11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit

    spot_imgspot_img

    Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, ndërsa më i gjati është matur 30 cm. Rritet gjatë tërë jetës, me sy të lirë e shohim vetëm çerekun!

    Për dallim prej viteve të mëparshme, sot për klitorisin flitet gjithnjë e më shumë dhe me atë dihet edhe më tepër. Mirëpo ky ­çelës femëror nuk ndalon të surprizojë!

    Lexojeni dhe vërtetohuni vetë se a i keni ditur këto fakte!

    1.     Mes 50% dhe 75% e femrave mund të arrijnë orgazëm vetëm me stimulimin e klitorisit. Shumica e femrave nuk mund të arrijnë orgazëm vetëm me penetrim.

    2.     Me sy të lirë shohim vetëm një pjesë të vogël të klitorisit. Në të vërtetë ai është mesatarisht 10 cm i gjatë, mirëpo ¾ e tij fshihen në trupin femëror.

    3.     Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, dyfish më tepër se në kokën e penisit.

    4.     Klitorisi rritet gjatë tërë jetës. Pas menopauzës klitorisi mund të rritet dy herë e gjysëm më shumë se madhësia e viteve të adoleshencës. Prandaj nuk është e çuditshme që disa gra kanë orgazëm më të fortë në vitet e 50. Nuk ekziston ndonjë kërkim që ka krahasuar madhësinë e klitorisit me intenzitetin e kënaqësisë, por është konstatuar se femrat që lindin kanë klitoris më të madh. Më i madhi është i matur 30 cm.

    5.     Keni kuptuar se klitorisi është një zonë e madhe e kënaqjes, kërkimet kanë treguar se shumica femrave të zakonshme kënaqen nga stimulimi rrethor i klitorisit. Edhepse i tërë klitorisi është i përbërë nga përfundime nervore, pjesa më e ndijshme është në kuadratin e majtë të pjesës së sipërme.

    6.     Ajo që për meshkujt është penis, për femrat është klitorisi e jo vagina. Gjatë kohë është menduar se vagina është ekuivalenti i penisit mirëpo krahasimi i tij me klitorisin është më i përshtatshëm. Struktura anatomike është e ngjashme, janë të krijuar nga i njejti material, ndërsa penisit mund ti themi si klitoris i zgjatur nga trupi. Edhe klitorisi erektohet, d.m.th zmadhohet, gjatë stimulimit.

    7.     Klitorisi ekziston për kënaqjen e femrës dhe ai është funksioni i vetëm i saj. Penisi, përveç kënaqësisë ka edhe cilësi tjetër, riprodhimin.

    8.     Nuk ekzistojnë dy të njejta- femrat kanë klitoris që dallojnë për nga masa dhe forma. Disa janë të lakuara përbrenda lëkurës, të tjerat jashtë saj. Ndonjëherë nevojitet një prekje e butë, përderisa tek të tjerat nevojitet aksion i nxehtë. Nevojitet shumë kohë që të kuptoni se çfarë mund të bëni me klitorisin tuaj, prandaj duhet t`i përkushtoheni zbulimeve.

    9.     Orgazma klitoriale mund të ketë 3-16 kontraktime dhe mund të zgjasë 10-30 sekonda. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që disa femra të mund të përjetojnë orgazëm të shumëfishtë që shkaktojnë edhe kontraktime në vaginë. Disa seksologë kanë tentuar ta krahasojnë orgazmën femërore dhe mashkullore, duke konstatuar se edhe orgazma më e zakonshme klitoriale zgjat më tepër se orgazma e fortë mashkullore.

    10.  Dr.Frojd ka gabuar. 8000 fije nervore në kokën e klitorisit komunikojnë me 15,000 përfundime nervore shtesë në të gjithë rajonin e legenit. Kjo do të thotë se përkundër teorise së Sigmund Frojd, i cili ka konstatuar se orgazma klitoriale është inferiore ndaj asaj vaginale, teknikisht të gjitha orgazmat janë klitoriale.

    11.  A e keni ditur se fjala klitoris rrjedh prej fjalës greke për çelësin? Tani e dini se trupi juaj ka ­çelësin me të cilin hapen dyert e kënaqësisë së madhe seksuale./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...