1.4 C
Priština
More

    10 sekrete për t’u mësuar me oturakun

    spot_imgspot_img

    Të gjithë prindërit që kanë kaluar nëpër këtë fazë e dinë se sa e vështirë është që t’i mësojnë fëmijët e tyre më oturak. Por, për fat, ekzistojnë disa truke që mund t’ju ndihmojnë. Meqë secila prej tyre nuk ndikon te secili fëmijë, po ju japim më shumë mënyra, që ju ta provoni atë më të ërshtatshmen për fëmijën tuaj.

    Kurrë nuk është lehtë ta mësoni fëmijën me oturakun

    NËSE FËMIJËS SUAJ NUK I KA NDIKUAR ASNJË SHPËRBLIM

    Fëmija juaj tanimë është i vetëdijshëm se ju ka bërë për vete, e kjo do të thotë se s’është i detyruar të bëjë cfaëdo që i thoni. Ai e ndjen s ka pushtet. Tanimë as dhuratat e shtrebhta s’mund t’ju ndihmojnë, pasi ai do të ndjejë se ka edhe më shumë pushtet.

    PROVONI ME PSIKOLOGJI TË KUNDËRT

    I thoni fëmijës se shpresoni se nuk do të mësohet shpejt me oturakun, pasi atëherë mund të flejë te gjyshja dhe se do t’ju mungojë shumë. Psikologjia e kundërt mund të ndikojë, pasi fëmijëve u pëlqen ta bëjnë të kundërtën e asaj që u kërkohet, gjatë kësaj edhe e lroni nha presioni.

    SHPËRBLEJENI VETEN

    Shpërblejeni veten dhe partnerin pas një dite të lodhshme. Merrni ndonjë ëmbëlsirë dhe i thoni fëmijës se mund t’ia kaloni edhe atij vetëm nëse e kryen vetë nevojën. Përsëriteni këtë disa ditë me radhë derisa t’ia dilni.

    KENI GJETUR MBATHJE TË PËRLYERA PËRFUNDI SHTRATIT

    Nëse gjeni mbathje të përlyera përfundi shtratit të fëmijës suaj, ndoshta fëmija ka frikë t’ju tregojë se nuk ndjehet mirë, ndonëse është dukur se gjithcka është në rregull.

    SQAROJANI FËMIJËS SË S’KA GJË PËR T’U FRIKËSUAR

    Mos ia hiqni pelenën duke menduar se kjo do t’ju lirojë nga turpërimi. I thoni se ia keni gjetur mbathjet dhe sqaroini se është koha që t’ju lajmërojë në raste të atilla.

    BËNI NJË PAUZË

    Ndonjëherë fëmija mund të lodhet nga lufta me oturakun. Lëreni pak të pushojë.

    MOS U SHQETËONI SHUMË

    Të mësuarit me oturakun është një proces që do durim për të pasur sukses. Nuk është e lehtë për ju, po për fëmijën është edhe më vështirë. Mos e bezdisni. Do t’ia dalë.

    DËSHIRON VETËM NË OTURAKUN E SHTËPISË

    Fëmijët gjithmonë ndjehen më mirë me gjërat e njohura. Zërat e cuditshëm, aromat dhe gjërat e huaja, mund t’i bëjnë nervozë ata. Prandaj, mund të përmbahen derisa të kthehen në shtëpi.

    LE T’I BËHET MIRË GJITHKUND

    Mos e vini oturakun gjithmonë në të njëjtin vend. Ndonjëherë vendoseni në dhomën e gjumit, herën tjetër në sallon, herën tjetër në banjo, kështu që do t’ia krijoni ndjesinë se rrethi nuk duhet të jetë gjithmonë i njëjtë kur e përdor oturakun.

    GJITHCKA ECTE MIRË, POR TANI JO

    Me siguri i është prishur rutina. Ndoshta ka fituar një vëlla a motër, jeni vendosur në shtëpi të re, madje edhe një fundjavë jashtë shtëpisë mund të paraqesë ndryshim të madh për të. Mëse s’mund të parashikojë gjithcka, fëmija e humb ndhenjën e sigurisë.

    KTHEHUNI NJË HAP MBRAPA

    Rikaloni edhe njëherë mee fëmijën tuaj krejt atë që e ka ditur deri më tani. Sqarojani se asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tij.

    LE TË JETË AI KRYESORI

    Kur fëmija juaj është me stres, është e natyrshme që të dëshironi ta merrni brengën e tij mbi vete. Por, lëreni që ta marrë vetë situatën nën kontrollë. I thoni që t’ju njoftojë kur të jetë gati të rifillojë nga e para. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...