0.5 C
Priština
More

    +10 rregulla që s’thuhen me zë të lartë për seksin

    spot_imgspot_img
    1. Hera e parë nuk është asnjëherë momenti më i mirë

    Nuk e keni parë asnjëherë lakuriq njëri-tjetrin. Nuk e keni idenë si është ai në krevat? A do të jetë i mirë? A do të mendojë dhe ai të njëjtën gjë për ty? Qetësohuni! Ai eksitohet sa më shpejt që ju zhvisheni.

    1. Puthjet janë të rëndësishme

    Mos lejoni askënd t’ju bindë për të kundërtën. Nganjëherë është më mirë „të ecësh përpara se të nisësh vrapin“. Është më argëtuese t’i ngadalësosh gjërat dhe të përfshihesh përpara se të fillosh vërtet aktin seksual.

    1. Nëse ai ndonjëherë fillon të bëjë ndonjë koment përçmues për trupin tuaj, është një „përbindësh“ i vërtetë

    Nxirreni menjëherë përjashta dhe mos u pendoni.

    1. Bisedat e fëmijëve nuk lejohen

    Pse duhet që një mashkull i rritur të flas me ju (një grua e rritur) si të ishe një fëmijë? Provoni të udhëhiqni për shembull me biseda ‚të pista‘ të përshtatshme për moshën tuaj, dhe shihni nëse ai i pëlqen ato.

    1. Seksi është pashmangshmërisht argëtues

    Zhurma të çuditshme, fytyra të qeshura, pozicione kompromentuese janë disa prej momenteve. Pranojeni diçka kur është qesharake dhe kurrë nuk do të jetë e vështirë.

    1. Mos harroni çorapet

    Nëse i keni hequr të gjitha rrobat nga trupi, mos harroni çorapet. Çorapet gjatë seksit janë të çuditshme. Mos pyesni përse, thjesht flakini tutje!

    1. Nëse nuk kërkon atë që do, nuk ke për ta marrë

    Mos u ankoni se personi me të cilin po flini nuk bën atë ‚gjënë‘ speciale që ju pëlqeni nëse nuk ja keni thënë. Komunikimi është absolutisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u kënaqur gjatë seksit.

    1. Të fjeturit të përqafuar është ndjesi e mirë

    …por edhe të flesh gjumë në anën tjetër të krevatit është ndjesi e mirë gjithashtu. Mos u ndjeni keq nëse zgjoheni dhe kuptoni se nata nuk ishte e mbushur me përqafime seksi.

    1. Mos u zhduk

    Sidomos kur dëshiron të marrësh një tjetër ftesë. Është e vrazhdë dhe për më tepër të qëndrosh në krevat është bukur gjithsesi.

    1. Mos neglizho urinën

    Nuk ka rëndësi sa komode je apo sa bukur duket ai- çohu dhe urino. Do të pendohesh më vonë sepse kjo ndihmon parandalimin e infeksioneve të rrugëve urinare. Më mirë të mos ngatërrohesh me to!

    1. Seksi i mëngjesit është kura më e mirë

    I ndjekur nga një kafe dhe sanduiç mëngjesi, natyrisht.

    1. Injoroji të gjitha këto „rregulla“

    Bëje sipas mënyrës tënde.

    Burimi: Marie Claire

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...