Kur bëhet fjalë për dhurata, një buqet i mirë mund të duket si zgjidhje e shkëlqyeshme për çdo rast. Përderisa lulet mund të ndriçojnë shtëpinë, ka shumë alternativa tjera që jo vetëm jetojnë më gjatë por edhe janë më të vyeshme se ca trëndafila. Biseduam me eksperten për këtë çështje, Ilejn Suan, në lidhje me përzgjedhjen alternative për rrethanat e ndryshme.
- Përvjetorët
Një korrnizë me një foto të çiftit është ide e shkëlqyeshme pasiqë u mundëson çiftit të shikojnë veten e tyre nga perspektiva e dikujt tjetër. Ne bëjmë dhe shpërndajmë shumë fotografi online mirëpo nuk i printojmë ato, një fotografi e vërtetë është diçka speciale
- Ditëlindjet
Të dërgoni një dërgesë speciale ndaj mikut apo pjesëtarit të familjes në shtëpi apo zyre është diçka që garanton dhuratë të mirë. Bëjuni surprizë me diçka që e dini se dëshirojnë.
- Përurimet
Për të diplomuarit e të gjitha moshave, bileta për koncert, anëtarësi në muze apo bileta të filmave të preferuar janë zgjedhje më e mirë se lulet.
- Qoftë e kaluar
Dëshironi të dhuroni diçka që do i sjellë komfort të sëmurit? Një libër me Sudoku apo një kubë Rubiku është zgjedhje më e mirë se lulet.
- I uroni hyrje në shtëpi të re
Zakonisht kur dikush ndryshon ambientin jetësor, haron gjëra elementare sikurse poçi elektrik apo kaçavidhe apo ndonjë bimë, andaj dhurata të tilla do të jenë më se të dëshiruara.
- Kërkim faljeje
Kur dëshironi të tregoni se ju vjen keq, opcioni më i mirë është të shkruani një tekst që tregon atë. Kërkimi më i mirë i faljes nënkupton fjalët “Më fal”, e tregoni qartë se ku gabuat, është e shkruar me dorë dhe personale, nuk është e tepruar.
- Foshnjë e re
Pelenat janë dhuratë për këso situatah. Prindët e rinj kurrë nuk janë të mjaftuar me këso gjërash, do të bëheni hero. Sigurohuni të shkruani edhe një shkrim përurimi!
- Solidarizim
është gjithnjë mirë të dërgoni ushqime tek familja që mban zi. Sigurohuni që të dërgoni edhe një kuti me gjëra që harxhohen sikur se letër tualeti, faculeta e tj. Pjatat e letrës dhe enët nga plastika do ua lehtësojë punët familjes së preokupuar me dhembjen e tyre.
- Faleminderim
Edhe një herë një shkrim personal me dorë është zgjedhje tejet e preferuar. Një shkrim faleminderues fillon me “ të falemnderit”, veçon se çfarë të mire u ka bërë personi në fjalë dhe tregon se si zemërgjerësia e tij/saj ka ndikuar në jetën tuaj apo si do e përdorni dhuratën e tyre. Nëse u kanë bërë ndonjë shërbim atëherë është mirë të faleminderoheni me bileta për kino apo për ndonjë darkë në ndonjë vend special.
- Fejesa
Një shishe me verë apo shampanjë është mënyrë e shkëlqyer t`u thoni “urime”. Mbështjelle me ndonjë material të bukur q të duket më ekstravagante./kosovarja.ch/