Një gotë e pijës së duhur përpara gjumit, mund të bëjë mrekulli në trupin tuaj. Ju paraqesim 10 nga këto pije.
Lëngu me tranguj dhe cilantro eliminon toksinat dhe dhjamin e tepërt nga trupi.
Në blender, përzieni trangullin dhe një gotë cilantro (ose majdanoz të freskët), limon dhe gjysmë gote ujë. Prisni pak minuta dhe pijeni para se të shkoni në gjumë.
Çaj gjingjeri parandalon shtimin e peshës meqë ndihmon tretjen dhe stimulon djegien e yndyrës.
Lëngu i ananasit është i pasur me fibra, ka pak kalori dhe ju mban të ngopur. Në blender, kombinoni anansin me limonin dhe pijeni para gjumit.
Lëngu i grejpfrutit dhe cimetit është përplot ushqyes që përshpejtojnë metabolizmin dhe hidratojnë trupin.
Lëngun e shtrydhur të grejpfrutit përzijeni me një gotë uji, shtoni cimetin dhe mjaltën. Zijeni për 7 minuta dhe vendoseni në një enë që të ftohet, këtu shtoni më shumë grejpfrut dhe një gotë uji të ftohtë .
Dy lugë nga uthulla e mollës shtoni në një gotë me ujë. Pijeni para gjumit për të ndihmuar në humbje të peshës dhe parandalim të diarreas.
Shtrydhni dy tranguj, shtoni ujë dhe sipas shijës hidhni edhe pak gjingjer. Konsumojeni këtë pije të shëndetshme para gjumit dhe sasia e madhe e fibrave, antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, do të përshpejtojë djegien e dhjamit në zonën e belit.
Lëngut të shtrydhur të limonit shtojini disa dredhëza dhe gjethe minti. Mbi to derdhni ujë të nxehtë dhe përzierjen lëreni në një anë. Pas pak minutave, shtypini dredhëzat, shtoni edhe pak ujë të ftohtë e mjaltë dhe pijeni.
Çaji nga luleradhiqet trajton urthin, çliron nga fryerja e stomakut dhe vepron si diuretik natyral. Pijeni një filxhan përpara gjumit për djegie të dhjamit të belit.
Çaji i gjelbër ka benifite të panumërta shëndetësore. Këtu përfshihet ngritja e cilësisë së gjumit, përshpejtimi i metabolizmit dhe ndihma në humbje të peshës. Është i duhuri për largimin e dhjamit nga beli.
Vendosni rriska të trangujve në lëng limoni të përzier me ujë, ëmbëslojeni atë me mjaltë dhe shtojini ca gjethe menteje. Konsumimi i kësaj pije, hidraton trupin duke stimuluar humbjen e peshës, redukton masën dhjamore dhe përmirëson profilin lipidik të trupit.