Ndonjëherë e kaloni tërë ditën duke bërë zgjedhje, që nga “të zgjohem apo të mos zgjohem”, “fustan apo pantallona” e deri tek “pulë apo peshk”. Kemi edhe të tilla më të veshtira si: A të ndahemi apo të rrimë në lidhje? A të filloj biznes të ri apo të mbajë këtë punë?
Jeni duke vuajtur nga lodhja prej zgjedhjes pasië ne si njerëz kemi rezerva të kufizuara të energjisë mentale për të ushtruar vetëkontroll. Çdo përzgjedhje që e bëjmë e shteron aftësinë tonë për të bërë zgjedhje të mëtutjeshme, pa rënien mentale midis tyre. Prandaj bëjmë zgjedhje më të mira në mëngjes dhe jemi më pak të prirë të rrefuzojmë gjërat që dëshirojmë në mbrëmje.
Çfarë mund të bëjmë për këtë çështje?
Thjeshtësoni
Sa më shumë vendime të kemi aq më tepër lodhemi. Një garderobierë përplot me rroba nuk është vetëm i parregullt, por edhe krijon konfuzion se çfarë të veshni. Andaj është mirë të thjeshtëzoni jetën tuaj, shmanguni nga gjërat e panevojshme, mbani vetëm ato gjëra që ju motivojnë, stimulojnë dhe inspirojnë.
Eliminoni opsionet
Dyvjeçarët e kanë një mendje që adhuron të bëjë zgjedhje dhe të ketë kontroll mbi situatën. Mirëpo nëse dyvjeçarëve u ofroni tepër opsione, ata nuk do të bëjnë zgjedhje fare. Prandaj është mirë që në jetën tuaj të eliminoni opsionet e parëndësishme dhe të zgjedhni vetëm nga ato që kanë rëndësi për ju.
Ristrukturoni ditën tuaj
A jeni një tip i personit që kur zgjohet njëherë e kontrollon postën elektronike, Fejsbukun, lajmet e fundit? Çka nëse i kaloni orët e para të ditës të fokusuara në punët e rëndësishme? Duke i vënë punët prioritare sikur detyra të juaja primare, do të përfundoni detyrën me sukses.
Mos e ngarkoni orarin
Mos u mundoni të përshtatni tërë javën në një ditë tetë orëshe. Anazhimi i tepërt vetëm do ju lodh dhe nervozojë, do të shkatërrojë aftësinë e përzgjedhjes dhe marrjes së vendimeve. Në vend të kësaj, zgjedhni gjërat që janë me rëndësi, përgatiteni veten vetëm për gjërat e rëndësishme.
Shmanguni nga joshja
Nga çfarë josheni kur jeni e vetme në shtëpi? Për mua është akullorja andaj edhe nuk e mbaj në shtëpi, kurrë nuk propozoj të shkojmë në ëmbëltore dhe gjithmonë shmangem nga menuja e desertit. Nëse shmangem, nuk do të llastohem.
Largojeni procesin e vendimmarrjes
A keni patur ndonjëherë rast të merrni vendim nëse do të zgjoheni dhe të stërviteni apo të kaloni edhe 30 minuta në krevat? Me siguri se e dini cila fiton secilën herë. Prandaj në vend se të vendosni vetë, regjistrohuni në kurse për stërvitje tre herë në javë apo angazhoni trajner personal. Ashtu do e keni më lehtë!
Mos mendoni tepër!
Besoni instinktit tuaj, brengosja dhe të menduarit e tepërt vetëm ju largojnë nga zgjedhja e duhur.
Pushoni së brengosuri për vendimet e kaluara
Keni marrë një vendim dhe tani mendoni se keni gabuar, se keni mundur më mirë, se diçka nuk do të shkojë në rregull? Brengosja mund të jetë vetëm harxhim i kohës, madje edhe mund të ju defokusojë nga synimet dhe përparimi në mënyrë pozitive.
Ndryshoni veprimet e juaja
Mendoni se mund të punoni 12 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe të jeni e kthjellët? Veprimet e njejta në struktura të njejta vazhdimisht, janë shkaktarë të lodhjes mentale. Njerëzit kanë nevojë për kreativitet që të mund të lulëzojnë, një shëtitje në park do të ndryshojë botëkuptimin tuaj. Prandaj është mirë ë vendimet e rëndësishme ti merrni në ambiente tërësisht të ndryshme nga e zakonshmja.
Konzervoni fuqinë e vullnetit
Mënyra më e mirë të merrni vendime është ti jepni vetes mundësinë vetëm gjërave të rëndësishme të ballafaqohen me ju. Sa më shumë që planifikoni, krijoni rutinë, dhe u lejon itë tjerëve të kontrollojnë pjesë të parëndësishme të ditës suaj, aq më tepër kohë do të keni të dedikoheni ndaj gjërave që kanë rëndësi.
Vendimmarrësit më të mirë nuk janë më të mençur apo më mirë të përgatitur, ata janë thjeshtë, njerëz që planifikojnë ditën e tyre në mënyrë efikase. Ata e dinë kur duhet ti besojnë vetes dhe kur të lejojnë që të tjerët të futen brenda dhe të perfomojnë sipas nevojës.
kosovarja.ch