Nuk ka dyshim se sezona e gripit dhe ftohjeve është afër, dhe është duke ardhur pa marrë parasysh nëse jeni të gatshëm. Më poshtë keni disa këshila se si të përgatiteni për një gjë të tillë.
1. Mbusheni kabinetin e barërave
Shfrytëzojeni shëndetin duke u përgatitur për ditët me sëmundje. Shmanguni nga barërat me afat të tejkaluar që kanë nevojë të rifreskohen dhe zëvendësohen. Sugurohuni se do keni mjete për ethe, dhembje, dekongestantë, antihistaminë si dhe barëra për kollitje.
2. Mbushuni me rezerva
Së bashku me barërat është mirë të krijoni rezerva edhe të gjërave të tjera. Siguroni nëj termometër dhe bateri rezervë, gaza, sanitues të duarve dhe sapun antibakterial.
3. Mbusheni kuzhinën me pije dhe me ushqime të shëndetshme
Dehidrimi është arsyeja kryesore pse nuk ndjeheni mirë me grip andaj pini më tepër ujë. Lëngjet e pemëve janë të mira pasiqë përmbajnë vitaminë C. Përzgjedhni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta.
4. Ushtroni larjen e duhur të duarve
Larja e duhur e duarve është mënyra më efektive e parandalimit të gripit, duhet ti kushtoni më tepër rëndësi kësaj nëse mbani stoli dhe thonjë të gjatë.
5. Mbani duart larg fytyrës
Një mënyrë e mirë e mbrojtjes është të mbani duart larg fytyrësm posaqërisht larg syve, hundës dhe gojës. Këto janë pjesët nga të cilat hynë virusët.
6. Vaksinohuni për grip
Të merrni vasinën vjetore është një hap i rëndësishëm në parandalimin e gripit. Gripi shpërndahet veçanërisht si ftohje dhe është tejet ngjitës.
7. Praktikoni shprehi të shëndetshme jetësore
Jetesa e shëndetshme mund t`i japë shtytje sistemit tuaj imunitar. Në anën tjetër lodhja e dobëson imunitetin, prandaj duhet të hani më tepër ushqime të freskëta dhe proteina të shëndetshme.
8. Pastrone mirë shtëpinë
Pastërtia është gjysma e shëndetit andaj pastroni sipërfaqet jashtë trupit tuaj pasiqë edhe aty mund të mbijetojnë bakteret dhe virusët. Përdorni prodhime që përmbajnë zbardhues, alkool, sodium hipoklorit, acid citrik, hidrogjen peroksid e tj.
9. Bëni plane për ditët kur jeni e sëmurë
Nëse punoni jashtë shtëpisë, bëni plane për ditët kur “jeni të sëmurë”. Madje edhe kur jeni të gatshme të punoni pas asnjë shqetësim, sigurohuni të shfrytëzoni disa ditë nga kjo mundësi.
10. Ndaloni shpërndarjen e mikrobeve
Nëse jeni e shëndetshme, shmanguni sa më hsumë nga njerëzit, nëse sëmureni atëhere duhet të dini se si ti mbani bakteret në vete. Mësojauni këto truqe edhe fëmijëve tuaj, kollituni dhe teshtini në faculetë, të cilën do e hudhim në shportë. Teshtini me bërryla e jo me duar, zvogëlojeni kontaktin me njerëzit në minimum./kosovarja.ch/