Pjesët e trupit tuaj janë të lidhur në mënyra që kurrë nuk i keni imagjinuar. Për shembull, a e dini se gjatësia e gishtit tregues mund të zbulojë fshehurazi madhësinë e penisit tuaj? Po ju paraqesim 10 lidhje më të çuditshme të trupit që mund të shpëtojnë jetën tuaj.
- Çka tregon zëri juaj për lartësinë tuaj
Hulumtuesit nga Univerziteti i Uashingtonit kohët e fundit kanë zbuluar se dëgjuesit mund të përcaktojnë me saktësi lartësinë relative të folësit vetëm duke i dëgjuar ata të flasin. Frekuenca e “rezonancës subglotale”, një zë i prodhuar në rrugët ajrore poshtë mushkërive që zvogëlohet me rritjen e lartësisë. A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse miqtë tuaj shtatlartë flasin në mënyrë të qetë? Tani e mësuat.
- Çka tregojnë sytë për trurin tuaj
Enët e gjakut prapa syve tuaj mund të zbulojnë se sa i shëndetshëm është truri juaj, sipas një raporti kohët e fundit në shkencën psikologjike. Hulumtuesit gjetën se njerëzit në moshën e mesme me vena më të gjera kishin dhënë rezultate më të këqija në IQ testet, gjë që duhet t’ju jape edhe një arsye për të bërë kontrollet çdo vit.
- Çka tregon lëkura juaj për tensionin e gjakut
Rrudhat nuk janë vetëm një shenjë e plakjes, ata mund të kumtojnë edhe probleme me presionin e gjakut, thuhet në një studim. Kur hulumtuesit ndanë njerëzit në dy grupe duke u bazuar në rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe analizuan freskinë e lëkurës së tyre, ato persona me më pak rrudha kishin presion më të ulët të gjakut si dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës.
- Çka tregon dora juaj për penisin tuaj
Ju paralajmërojmë të mos shikoni dorën tuaj pasi të lexoni këtë: meshkujt, të cilët kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishti i unazës, priren të kenë penis më të madh, sipas studimit Korean të bërë më 2011. Kjo ndodhë për shkak se testosterone i tyre qysh kur janë fetuse, kontrollon edhe gjatësinë e penisit edhe atë të gishtërinjve, thonë hulumtuesit.
- Çka thonë gishtërinjtë për rrezikun nga kanceri
Përderisa gishti më i madh tregues mund t’ju jape penisin…më të shkurtër, këtu po ju paraqesim një dobi: mund t’ju vë në rrezik më të ulët të kancerit të prostates, sipas një studimi në “British Journal of Cancer”.
- Çka tregojnë këmbët tuaj në lidhje me ereksionin
Vuani nga sindromi i këmbëve të lodhura apo të papushuara? Mund të keni probleme më serioze se sa thjeshtë dhimbja e këmbëve, thuhet në një studim i bërë në kohët e fundit nga shkolla mjekësore e Harvardit. Hulumtuesit pohuan se meshkujt që kishin të paktën 5 episode të tilla të sindromit çdo muaj, kishin 50% më shumë gjasa për të pasur mosfunksionim erektil se sa meshkujt pa dhimbje të këmbëve. Të dy kushtet janë të lidhura me nivelet e ulëta të dopaminës kimike, e cilamund të jetë një shpjegim i mundshëm.
- Çka tregojnë dhëmbët tuaj për mendjen
Një studim i bërë më 2012 sugjeron se si aftësia juaj e përtypjes mund të parashikojë rrezikun e demencias. Por mos u shqetësoni nëse keni probleme me përtypjen. Hulumtuesit nuk janë të sigurtë nëse zvogëlimi mendor rezulton në kujdesin e dobët të dhëmbëve dhe paaftvsisë për të kafshuar dhe përtypur, nëse vërtetë vështirësitë gjatë përtypjes ndikojnë në tru apo thjeshtë është një korelacion i rastit.
- Çka tregon pulsi për zemrën tuaj
Fleksibiliteti i aortës suaj mund të matet duke kontrolluar pulsing në gishtin tuaj, thuhet sipas hulumtuesve në univerzitetin e Iowa-s. Aorta juaj është një arterie e madhe, që kur ngurtësohet mund të rrisë rrezikun për të vdekur nga sulmi në zemër ose goditje në tru.
- Çka tregon gjumi për sytë tuaj
Njerëzit me apnea kanë pothuajse dy here më shumë gjasa për të zhvilluar glaucoma – sëmundje e syrit që mund të çojë në verbëri – brenda 5 viteve. Kur nuk merrni frymë në gjendje normale, humbja e oksigjenit shkakton dëme të nervave optikë, ose mund të shkaktojë nivele abnormal të gazrave në gjak – të dy rastet mund të rezultojnë në glaukomë.
- Çka tregojnë buzët për memorjen tuaj
Nëse jeni një nga miliona njerëz që marrin ftohje, dhe ai shpërthimi i bezdisshëm apo plasaritja e buzëve mund t’ju vë në rrezik për zhvillim të Alzheimer dhe demencia, sipas një studimi në Univerzitetin e Kolumbisë. Hulumtuesit kanë përcjellur të rritur mes moshave 59 dhe 79 për 8 vjet dhe kanë zbuluar se ato me infeksione më të larta kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë të viruseve, sikur herpes simplex virus 1 dhe 2./kosovarja.ch/