Plakja është një thikë me dy tehe, në njërën anë e keni përvojën që na jep një perspektivë ndryshe ndaj jetës, dhe në anën tjetër kemi një trup që vazhdimisht ndryshon dhe i duhet më shumë kujdes shëndetësor. Duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj pasiqë nuk do të ripërtriheni kurrë, nuk do të ktheheni më kurrë në rini andaj duhet të keni kujdes me disa gjëra. Çdo detektim i hershëm i sëmundjeve ju jep përparësi në luftimin e tyre andaj ja 10 kontrollet shëndetësore që duhet t`i bëni.
Mamogrami – më shumë se 3 milionë e rasteve të kancerit të gjoksit diagnostifikohen në Sh.B.A, shumica e tyre paraqitet tek femrat në moshën 40 vjeçe dhe më lart. Mamogrami shërben si mjet i detektimit të hershëm që ka sjellur shanse më të mëdha të mbijetimit të kësaj sëmundjeje.
BRCA1 dhe BRCA2 – Nëse keni histori bindëse familjare me kancer të gjoksit, kancer të mitrës, duhet të flisni patjetër me mjekun.
PAP test – Femrat këshillohen që të bëjnë një test të tillë në çdo tre vite. Kjo do ju ndihmojë të detektoni kancerin e qafës së mitrës.
Kolonoskopia – Femrat nën moshën 75 këshillohen që të bëjnë kolonoskopi që të kontrollohen për kancer kolorektal.një nga benefitet më të mëdha të kolonoskopisë është heqja e polipeve të vogla para se të bëhen kancerogjene.
Depresioni – Është tejet normale të ndjeheni ndonjëherë e dëshpëruar mirëpo nëse e gjeni veten në rrugë pa kthim nga dëshpërimi apo nuk keni më interes apo kënaqësi të bëni gjëra të caktuara më gjatë se dy javë, atëherë me siguri jeni në depresion. është me rëndësi të flisni me mjekun tuaj, shëndeti emocional është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.
Glukoza e gjakut – Është me rëdnësi të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak të shihni nëse keni diabet. Nëse diabeti nuk trajtohet ka gjasa të ndikojë keq në zemrën, trurin, sytë, këmbët, veshkë dhe në nervat.
Kolesterol – Pini duhan apo jeni me mbipeshë, keni histori personale të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut? Atëherë duhet të kontrolloni nivelin e kolesterolit, pasiqë ai është rreziku kryesor i sëmundjeve të zemrës.
Tensioni i gjakut – Femrat më të vjetra se 50 vjeç duhet patjetër të kontrollojnë tensionin e gjakut pasiqë ai shkakton sëmundje të zemrës, të veshkëve dhe sëmundjeve të tjera.
Rentgen i gjoksit – Nëse pini duhan, shmangia e duhant është gjëja më e mirë që mund të bëni. Njerëzit mes moshës 55 dhe 80 që kanë pirë duhan deri në 30 pako në vit, mund të zhvillojnë kancer të mushkërive.
DEXA skenim – Skenimi DEXA është tregues nëse keni ostoporozë, ndërsa rekomandohet nga mosha 65.
Të gjitha këto kontrolle janë të rëndësishme, mirëpo më e rëndësishme është të mbani marrëdhënie të mira me mjekun tuaj. Mbajeni mirë shëndetin tuaj!
kosovarja.ch