5.5 C
Priština
More

    10 kombinime të veshjeve që nuk duhet kurrë ti vishni si e rritur

    spot_imgspot_img

    Ajo çfarë vishni dërgon mesazh të fortë në botën në të cilën jeni dhe në atë çfarë vlerësoni, pa marrë parasysh nëse ju pëlqen apo jo. Stili “ju e përcaktoni veten”, si filozofi mund t’ju fuqizojë, por nuk mund të ndalojë njerëzit që t’ju lexojnë përmes zgjedhjes së modës.

    Sigurisht, njerëzit interpretojnë gjërat ndryshe duke u bazuar në paragjykimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk janë disa të vërteta univerzale kur është fjala për atë se çfarë funksionon dhe çfarë jo, veçanërisht kur vjen puna tek veshja sipas moshës suaj.Pra, nëse nuk dëshironi ti ktheheni verzionit të qytetit të nënës Regina George, ju do të filloni të mendoni për veshjen tuaj herët apo vonë.

    Minifunde të plisuara (të thyera me linja) dhe me katrorë
    Kjo ka kuptim për të rejat që janë ende në shkollë, por nëse i vishni edhe pas diplomimit kjo mund të ngjan më shumë si një kostum nxënëseje se sa diçka estetike.

    Minifundet, dizajni me katrorë si dhe forma plis (e thyer me linja) janë të gjitha një zgjedhje e mirë, por vetëm jo të gjitha përnjëherë.

    Byzylykë të ngarkuar
    Nëse jeni mjaftueshëm të vjetër, atëherë nuk ju takon të ngarkoheni me bizhuteri të tepruar, e sidomos me zgjedhjen e byzylykëve me shumë detaje të imëta.

    Grate e moshuara duhet të interesohen për bizhuteri më të mbledhura dhe jo shumë “bling-bling”.

    Detaje me flutura
    Printi i kafshëve shpesh përfundon me ndonjë detaj paksa rinor, sidomos me atë të fluturave. Kjo ofron pamje thjeshtë më fëmijërore.

    Merrni inspirimin tuaj të printit të kafshëve nga diçka pak më të fuqishme, në formën ideale të printit.

    Tuta apo funde të stilit të balerinave
    Kur fëmijët veshin funde të tilla, ato mund të ngjajnë me balerinat. Ndërsa, kur të rriturit veshin këto lloj funde, ato duken sikur pacientë mendorë të arratisur.

    Veshë maceje
    Nuk është Halloween, është thjeshtë një e mërkure e zakonshme. Andaj mos e ekzagjeroni me dukse me kapelë në formën e veshëve të maces.

    Shkrime me grafikë të “vajzës së keqe”
    Grafikat apo shkrimet, thonë “REBEL”, mirëpo pamja tregon se “Unë përpiqem shumë që mos të rritem”!

    Nuk është e vështirë që të zbukuroni pamjen tuaj, vetëm shtoni një lëkurë të zezë në kombinimin e veshjes suaj.

    Këpucë formë harkore
    Sa më shumë anoni kah stili i të rejave dhe modeleve për moshëne tyre, aq më jo estetike duken këpucët tuaja.

    Një model funksional i këpucëve me lidhëse ju bën femërore pa ju bërë të dukeni si në kohën e shkollës së mesme.

    Moda “DIY”
    Nëqoftëse ky stil mund të duket sikur një fëmijë ta ketë bërë atë, atëherë asesi një i rritur nuk duhet ta veshë atë.

    Nëse keni aftësitë për të prerë dhe qepë rrobat tuaja vet, atëherë aq më mirë për ju. Por, nëse jo, atëherë ekzistojnë shumë opsione jo të shtrenjta për ta bërë veshjen tuaj të dukeni bukur.

    Çorape me dantelë
    Nuk preferohen aspak nëse jeni mjaft të vjetra për ti veshur me këpucë.

    Kjo nuk do të thotë se nuk mund të vishni çorape. Çorapet janë një kombinim shumë i mirë, vetëm se duhet të zgjedhni llojin e tyre, mos të vishni çorape që ngjajnë me ato të foshnjave.

    Jaka e Peter Pan-it
    Jo vetëm që ngjajnë me fustanet e vajzave të vogla përreth botës, por emërtohen edhe si lloji i fustaneve që tregon se një fëmijë nuk dëshiron të rritet.

    Një formë e prerë në qafë, e thjeshtë dhe shumë elegante mund ti ngjasojë më shumë modelit të të rriturve./kosovarja.ch/

    Burimi: Cosmopolitan

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...