Problem shumë i zakonshëm me kalimin e moshës është dhimbja e shpinës, e cila shkaktohet si rezultat i shprehive të këqija të qëndrimit, presionit si dhe tensionimit të muskujve. Kjo dhimbje, gjithashtu është shumë e zakonshme edhe tek grate shtatzëna për shkak të shtrirjeve të ligamenteve rreth mitrës.
Këtu, po ju paraqesim disa mjete apo preparate për reduktimin e dhimbjes së shpinës.
- Mbani shpinën ngrohtë dhe gjithmonë konsumoni ushqime të nxehta gjatë rasteve kur keni dhimbje kronike në pjesën e pasme.
- Hudhra duhet të përfshihet në dietën bazë të të ushqyerit të rregullt.
- Tulsi (gjethe borziloku) është ilaçi më i mirë. Vloni gjethet e tulsit në ujë deri sa shurupi të reduktohet sa gjysma e madhësisë aktuale si dhe shtoni kripë pas ftohjes.
- Masazhi me eukaliptus dhe vaj mustarde është shumë i favorshëm për dhimbe të rënda të shpinës.
- Gjysmë luge çaji ‘jaggery’ (lloj sheqeri indian) është ilaç shumë efektiv që mund të konsumohet me ujë të ngrohtë vetëm pas ngrënies.
- Kardamom (lloj bime aromatike) me mjaltë është përzierje që tregon rezultate të mira gjatë dhimbjes së shpinës.
- Masazhi me çfarëdo lloj vaji aromatizues është shumë i dobishëm.
- Merrni një leckë apo një qese përplot me akull. Filloni të masazhoni shpinën duke e fërkuar me anë të akujve. Kjo ndihmon në reduktimin e inflamacionit të shpinës.
- Fjetja në dyshekë të fortë me fytyrë kah tavani, ndihmon në qarkullimin e duhur të gjakut duke reduktuar dhimbjen.
- Ushtrimet janë mënyra më e mirë që të mbaheni të shëndetshëm nga të gjitha llojet e dhimbjeve./kosovarja.ch/