1.4 C
Priština
More

    10 gjërat të cilat asnjëherë nuk guxoni ti vendosni në fytyrën tuaj

    spot_imgspot_img

    Ne të gjitha femrat kujdesemi për lëkurën e fytrës, por jo çdoherë arrijmë të kemi rezultate të dëshiruara. Janë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk guxojmë t’i përdorim për fytyrë.

    Më poshtë po ju shpalosim disa nga produktet e ndaluara rreptësisht:

    1. Sprej për flokë- Mund të keni dëgjuar diku që sprej për flokë  ndihmon që grimi juaj të qëndroj sa më gjatë dhe në gjendje të mirë, por ju kurrë nuk do duhej që ta vendosni atë në fytyrën tuaj, sepse ai përmban llaqe dhe alkool që do ta thanin tonin e lëkurës tuaj, duke bërë që ju të dukeni më të vjetera.  Përvec kësaj llaku i flokëve përmban një substancë kimike (per largimin e mushkonjave) që munde ta irritoj lëkurën tuaj, ta skuqë dhe ta bëjë me gunga.

    2. Deodoranti- Vetëm për shkak që nën sqetullat tuaja i  mbronë nga djersitja kjo  nuk do të thotë që me deodorant mund të spërkatet edhe fytyra juaj me shpresen që nuk do të lejojë që të djersisë edhe si pasojë të shkaterroj dhe grimin. Ju dëshironi që fytyra juaj të jetë në gjendje të marrë frymë dhe kjo është shumë e nevojshme për lëkurën, prandja s’keni pse ti ndaloni frymëmarrjen lëkurës duke e spërkatur me deodorant.

    3. Ngjyra e flokëve- Nëse i ngjyrosni flokët tuaja rregullisht dhe dëshironi që edhe vetullat të ngjajnë më shumë me flokët atëherë mund të përdorni ngjyrë që kanë për bazë perimet ose përdore maskaren për vetulla në vend të ngjyrës për flokë. Sepse ngjyrat e flokëve në kuti mund të jenë shumë irrrituese për lëkurën në zonen rreth syve dhe mund të shkaktoj djegje të syve dhe lot.

    4. Shampot- Përbërësit e shampos që pastrojnë flokët tuaj, duke e larguar yndyrën dhe papastertinë nuk janë të duhurit edhe per pastrimin e fytyres tuaj.  Shampot janë të fabrikuara që të pastrojnë dhe të mbajnë mirë flokët tuaja, por ato nuk janë të bëra për molekulat e ndjeshme të lëkurës tuaj. Dhe nëse fytyrën e pastroni me shampo të flokëve do të përfundoni duke pas fytyrë të thatë dhe të qarë.

    5. Serumi i flokëve- Vetëm për shkak që përmbanë fjalen serum në përmbajtje, kjo nuk do të thotë se është i njejti lloj serumi që lekura jote mund ta përballojë. Përvec kësaj ju përdorni lloje të ndryshme të përbërësve për të trajtuar flokët tuaja dhe që normalisht nuk do ti përdorni për lëkurën. Plus, një pjesë e madhe e tyre përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytytrës tuaj.

    6. Kremi për lëkurën e trupit- Do të ishte mirë sikur të njejtin krem ta përdornim për tërë trupin dhe të mos shpenzonim për lloje të ndryshme të kremrave. Por kremi për lëkurën e trupit kurrë nuk duhet të përdoret për lëkurën e fytytrës sepse ata zakonisht janë më të trashë dhe përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytrës tuaj. Ju duhet gjithmonë të përdorni dicka të butë dhe delkate për fytyrën. Kremrat për lëkurën e trupit janë për ta hidratuar atë (për ta mbushur me lagështi) dhe nuk mund të plotësojnë nevojat e lëkurës së fytyrës (sic është anit-plakja).

    7. Kremi për këmbë- Eshtë madje e panevojshme të ceket, së nëse i vetmi krem që keni afër është kremi i këmbëve, mos e vendosni atë asnjëherë në fytyrë, as në hapsiren më të vogël. Keto kremra kanë shumë përbërës, janë të trashë dhe shumë ngjitës për lëkurën e fytyrës. Ata janë të fabrikuar për lëkurën e trashë të këmbëve dhe kanë shumë kimikate që ju asnjëherë nuk do donit ti vendosni në fytyrën tuaj.

    8. Llaku për thonjë- Nëse jeni duke u bërë gati për Halloween’’ apo ndonjë festë tjetër, llakun për thonjë nuk guxoni ta përdorni për të ngjyrosur fytyrën tuaj, sepse përmban molekulë akrile që do ta thajë lëkurën nga jashtë. Pra nëse jeni duke pikturuar fytyrën tuaj bëjeni këtë me ngjyra që janë të fabrikuara për ngjyrosje të fytyrës.

    9. Acidi acetic – Uthulla- Ju mund ta aplikoni uthullen në fytyrë si tonifikues, por më mirë është që të përdorni tonifikues që ka përmbajtjen e duhur për fytyrën tuaj. Uthulla me kalimin  e kohës e humbet ujin dhe bëhet edhe më e fortë dhe nëse e përdorni në fytyrë mund ta irritoj shumë, madje  deri në djegje nëse ka shumë kohë që uthullen e keni në shtëpi.

    10. Majonezi- Ky përbërës është i pranishem në shumë maska për flokë sepse hidraton flokët tuaja. Por nuk guxoni ta përdorni për lëkurën tuaj sepse përmbanë shumë acid dhe mbyll poret e lëkurës duke mos e lejuar të marrë frymë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...