-0.8 C
Priština
More

    10 gjërat si të shpëtoni nga seksi me dhimbje

    spot_imgspot_img

    Pse seksi dhemb dhe çfarë të bëni në lidhje me të

    Jeni në disponim dhe partneri juaj është i gatshëm, kështuqë bëni hapin drejt për të shkuar në shtrat. Por pastaj ndjeni- një dhembje të tmerrshme, skuqje të lëkurës përcëlluese. Gjithmonë jeni kënaqur gjatë seksit dhe papritmas ndjeni vetëm dhimbje, gjë që mund të jetë shumë konfuze dhe shqetësuese. “Dhimbja gjatë seksit është një nga gjërat më të zakonshme që pacientët pyesin, por që në shumicën e kohës shkaktohet nga diçka e përkohshme që mund të trajtohet”, thekson Alyssa Dweck. Lexoni listën e mëposhtme të simptomeve që mund të ndjeni seks të dhimbshëm.

    Pjesa e jashtme e vaginës suaj është e irrituar keq

    Shkak i mundshëm: produkte personale kozmetike. Nëse buzët e vaginës suaj janë të irrituar apo djegin shumë, atëherë fajësoni preparatet e kujdesit personal që bien në kontakt me zonën e vaginës – të tilla si sapuni, shampo për trup, vajrat për masazh apo edhe letrat higjienike. Ngjyrat, parfumet dhe additive tjerë mund të shkaktojnë vaginitis, apo inflamacione të lëkurës përreth vaginës, thekson Dr. Dweck.

    Rikthimi në gjendje normale: lëreni të pushojë lëkura për dy ditë pa e lyer me asgjë deri sa irritimi të largohet. Losionet vetëm se mund ta përkeqësojnë inflamacionin.

    Nëse djeg dhe dhemb aty poshtë, dhe ka rrjedhje

    Shkak i mundshëm: një infeksion. Rrjedhja mund të jetë infeksioni që e shkakton dhimbjen. Nëse rrjedhja është me ngjyrë të bardhë, e trashë dhe me dhimbje, ka gjasa të jetë infeksion i Kandidës, rrjedhje që deponohet në vaginë, thotë Dr. Dweck. Mundësi tjetër: vaginozë bakteriale, që shkon pak në ngjyrë gri, është më e hollë dhe ka aromën e peshkut. Pasatj ka prej sëmundjeve seksuale të tilla si gonorrhea apo klamidia të cilat shkaktojnë dhimbje në legend he rrjedhje ngjyrë të gjelbërt në të verdhë.

    Rikthimi në gjendje normale: këshillohuni me mjekun tuaj nëpër kontrolle. Edhepse kremëra të ndryshme mund të shërojnë infeksionet fungale, prap se prap është më mirë të merrni një trajtim pak më serioz. Mjeku juaj do t’ju përshkruajë antibiotikë.

    Vagina juaj është e mbyllur

    Shkak i mundshëm: vaginismus. Nëse përveç dhimbjes, vagina juaj është shtrënguar dhe ngushtuar aq shumë, kjo mund të sinjalizojë gjendjen e njohur si vaginismus, thekson Rachel Dardik, professor në obstetrikë dhe gjinekologji. Kjo karakterizohet me kontraksione të dhimbshme, tkurrje të pavullnetshme të muskujve vaginale.

    Rikthimi në gjendje normale: pyetni mjekun tuaj në mënyrë specifike për vaginismus, përndryshe ajo do t’’u kaplojë si stresi dhe ankthi. Kjo është e shërueshme, thekson Dr. Dardik dhe se mund ti mësojnë femrat të bëjnë ushtrime të caktuara për relaksim të muskujve të legenit.

    Vagina juaj ndjehet si sahara (e thatë)

    Shkaqet e mundshme: stresi, droga apo hormone. Thatësia e vaginës është një nga shkaqet më të zakonshme që femrat mund të ndjejnë gjatë seksit. Shumë gjëra mund ta shkaktojnë atë si stresi, ankthi apo marrja e medikamenteve si antihistamine që e thajnë mukozën e membranes. Gjithashtu mund të jetë edhe si rezultat i rënies normale të estrogjenit pas lindjes, gjatë ushqyerjes me gji ose nëse jeni në menopauzë.

    Rikthimi në gjendje normale: përdorni losione rrëshqitëse në bazë silikoni për të plotësuar lubrifikimin tuaj. Pyesni mjekun tuaj në lidhje me opcionet, si përshkrimin e recetave vaginale.

    Ndjeni dhimbje anësore

    Shkak i mundshëm: cistat ovariane. Dhimbjet e thumbuara mund të jenë mjaft të rënda dhe shenjë e cistave ovarian. Nuk është e pazakontë të keni cista të lëngshme të mbushura në vezore, dhe nëse preken aksdientalisht këto si penetrimi, mund të shkaktojnë dhimbje, thekson Dr. Dardik.

    Rikthimi në normale: nëse ndjeni dhimbje gjatë penetrimit, patjetër duhet ta informoni mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni në post-menopauzë, ku cistat mund të paraqesin diçka serioze. Femrat e reja për cistat ovarian nuk duhet të shqetësohen. Shumica e cistave janë beninje dhe ciklike dhe kanë tendencë të zhduken vetvetiu.

    Gjatë seksit, partneri juaj prek diçka si gungë brenda jush

    Shkak i mundshëm: fibroide. Cistat ovarian nuk janë të evtmet që partneri juaj mund të ndeshet gjatë penetrimit. Një dhembje shumë e madhe në vaginë mund të jetë si rezultat i rritjes së një kërcelli fijor beninj në miter. Sipas një studimi u gjet se femrat me fibroide kishin gjasa të përjetojnë më shumë dhimbje gjatë seksit se sa ato pa fibroide. Shenja tjera të fibroideve përfshijnë gjakderdhje në mes të ciklit, perioda të rënda dhe fryerje në abdomen.

    Rikthimi në normale: ndonjëherë fibroidet tkurren apo zhduken vet dhe nëse nuk kanë tendencë për të shkaktuar komplikime mjekët nuk i prekin. Por nëse jeni diagnostifikuar me fibroide dhe kjo gjë ka ndikim në jetën tuaj seksuale, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me heqjen invasive kirurgjikale.

    Seksi në çdo pozicion ju bën të përjetoni dhimbje drithëruese

    Shkak i mundshëm: endometrioza. Një dhimbje emadhe me agoni të rëndë, dhimbje e përgjithshme kudo në vaginë mund të jetë shenjë e vetme për endometriozë. Kjo gjendje ndodh kur indet endometriale migrojnë jashtë mitrës dhe aderon në pjesët e afërta të trupit të tilla si vezoret dhe tubat fallopianë. Mungesa e fleksibilitetit mund t’ju lëndojë gjatë marrëdhënieve seksuale.

    Rikthimi në normale: nëse mjeku juaj ju konstaton me endometriozë, ju keni opcione: të mjekoheni vazhdimisht duke kontrolluar rritjen e indeve, duke kufizuar dhimbjen. Gjithashtu ndihmon edhe heqja kirurgjikalee rritjes së indeve, thekson Dr. Dardik.

    Penetrimi i thellë dhemb shumë

    Shkak i mundshëm: miter e mbledhur. Nëse përjetoni dhimbje vetëm kur partneri ju penetron thellë, mund të keni miter të mbledhur. Zakonisht mitra është e pozicionuar drejtë, por tek disa femra ndodhë që ajo të jetë e mbledhur prapa legenit dhe kjo rrit shanset për dhimbje gjatë seksit. Është diçka e çuditshme por që nuk ndikon në shtatzëni.

    Rikthim në normale: për të parandaluar këtë, konsultohuni me partnerin që mos t’ju bëjë penetrim të thellë. Ose qëndroni në pozicionin sipër që të kontrolloni vetë thellësinë e penetrimit.

    Perineumi juaj digjet flakë nga dhimbja

    Shkak i mundshëm: lindja e fëmijës. Perineumi është zona midis vulvës dhe anusit tuaj. Ndonjëherë, mjekët ndajnë indet nervore të ndjeshme gjatë lindjes për të lehtësuar daljen e foshnjes, një procedure e quajtur episiotomy. Shumica e femrave që i nënshtrohen një episiotomy-e mund të shërohen mirë, por disa mund të vazhdojnë të kenë dhimbje.

    Rikthimi në normale: kontrollohuni tek mjeku juaj, i cili mund t’ju këshillojë që të riparoni episiotominë në mënyrë kirurgjikale.

    Tërë hapësira juaj vaginale ndihet e dëmtuar

    Shkak i mundshëm: penetrim i shpeshtë dhe i rreptë. E dini se mund të merrni lëndime gjatë penetrimit të shpeshtë ose teprimit të saj. Nëse vagina juaj është e dëmtuar nga brenda dhe jashtë, konsideroni si shenjë për teprim të penetrimeve. Duke pasur seks të fuqishëm për një periudhë të shkurtë kohore, vagina juaj mund të humbas ndjeshmërinë.

    Rikthimi në normale: kontrolloni fuqinë penetruese. Lehtësoni dëmtimin duke mbajtur të thatë vaginën dhe vishni rroba të lirshme. Pas disa ditëve do të mund të vazhdoni sërish me marrëdhëniet./kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...