Është e kuptueshme të dëshironi të fitoni pak ngjyrë gjatë verës, mirëpo nuk duhet të shtriheni me qëllim që të fitoni ngjyrë që rivalizon atë të bodybuilder-ëve gjatë shfaqjeve të tyre.
“Edhe nëse përdor mbrojtës nga dielli me faktor 30 apo më shumë, edhe nëse e aplikoni vazhdimisht, prap do të merrni ngjyrë”, thotë Doris Day, dermatologe për kozmetikë. ”Kremi për diell nuk është një formulë e padepërtueshme, që do të thotë rrezet e diellit ende mund të arrijnë lëkurën tuaj, duke shkaktuar prodhimin e melaninës dhe paraqitjen e ngjyrës. Por aplikimi i kremës është i nevojshëm për shkak se ju duhet për të mbrojtur lëkurën tuaj nga gjëra tepër të dëmshme që mund t’i ndodhin trupit tuaj nga të qenit jashtë në diell.“
Pra, çfarë ndodh në të vërtetë gjatë qëndrimit nën diell? Dr. Day, tregon për Cosmopolitan.com:
- ADN-ja e lëkurës suaj dëmtohet. Ka dy lloje të rrezeve që arrijnë lëkurën tuaj: UVB dhe UVA. Rrezet UVB janë valë më të shkurtëra të dritës që depërtojnë në shtresën e poshtme të lëkurës, të quajtur “shtresa bazale”. Kjo shtresë përmban qeliza të vogla të rrumbullakëta të quajtura qeliza bazale që vazhdimisht ndahen, duke lejuar lëkurën tonë të rigjenerohet çdo 28 ditë. Por kur ju jeni të pambrojtur nën diell, rrezet UVB godasin qelizat ndarëse dhe shkaktojnë dëme të ADN-së. Përveç kësaj, dielli shkakton qelizat melanocite që stimulojnë prodhimin e melaninës (kjo i jep pigment lëkurës tuaj) që të rritet në krye të shtresës bazale për të mbrojtur ADN-së tuaj.Gjithçka që ju shihni është lëkurë me ngjyrë, mirëpo ajo çfarë ndodh në të vërtetë është se trupi juaj është duke u çmendur sepse është duke u djegur nga rrezet e diellit, andaj ndryshon qëndrimin në mbrojtës. Prandaj është e rëndësishme të përdorni krem për rreze dielli (SPF).
- Rrezet UVA prishin kolagjenin dhe elastinën dhe shkaktojnë mplakje të parakohshme të lëkurës. Rrezet UVA, që janë më të forta gjatë fillimit dhe mbarimit të ditës, janë rreze me gjatësi më të madhe valore të dritës. Depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës suaj, aty ku ndodhen kolagjenët dhe indet e elastinës (ajo që i jep strukturë lëkurës suaj). Rrezet shkaktojnë që kolagjeni dhe elastina të shpërbëhen, dhe ju lënë me lëkurë më pak të fortë. Shënim: Kur shkoni për të marrë ngjyrë, jeni duke shkaktuar këtë proces.
- Djegja e njëpasnjëshme e lëkurës nga rrezet e diellit mud të shkaktojë kthimin e qelizave tuaja në kancerogjene. Kur ju merrni djegje nga dielli, lëkura juaj shkon nëpër një proces të riparimit ku ajo duhet të vendosë nëse qelizat e prekura janë të dëmtuara që të jenë ende aty. Nëse qeliza është përtej riparimit, ajo do të zgjedh të vdesë vetvetiu. Nëse qeliza është disi e dëmtuar dhe përpiqet të riparojë veten, por e bën këtë pa sukses, ajo mund të bëhet dezertuese dhe të kthehet në një qelizë kanceroze. Kjo është ajonga ku vijnë kanceret tumor-qelizat bazale (forma më e zakonshme e kancerit në SHBA) dhe tumor qelizat skuamoze. Melanoma, nga ana tjetër, ndodh kur melanocitetjanë të dëmtuara dhe ndahen, gjë që ata nuk duhet të bëjnë, kur janë të stimuluara nga rrezet e shumta të diellit.
- Dielli prek lëkurën e të gjithëve, nga ajo e hapur në atë të errët, mirëpo njerëzit me lëkurë të hapur janë në rrezik më të madh nga melanoma. Nëse ju keni lëkurë shumë të hapur, kjo do të thotë se lëkura juaj nuk prodhon melaninën e duhur për t`ju mbrojtur nga djegiet. Pra, lëkura juaj vetëm do të vazhdojë të bombardohet me rrezet UVA dhe ju vë në një rrezik të lartë për melanomë. Kjo është arsyeja pse pa marrë parasysh nëse ju jeni me lëkurë të hapur, mesatare apo të errët, është e rëndësishme për të derdhur pa kursim kremën e diellit kur ju jeni jashtë, pasi që të gjithë janë në rrezik nga djegiet apo prej kancerit të lëkurës, veçanërisht në qoftë se ju keni një histori familjare të tillë.
- Dielli shkakton prenkë (pikla të zeza), që është mënyra e bukur për të thënë “dëmtime nga dielli”. Në thelb dëmet e diellit janë një grumbull i melaninës i koncentruar që bëhet më i dukshëm kur jeni ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit. Një formë tjetër e dëmtimit nga dielli, që paraqitet në lëkurën tuaj si arna të mëdha ngjyrë kafe, është melasma. Ky fenomen është efekt i përbashkët i femrave që janë duke marrë hormone, si ato për kontroll të shtatzënisë, dhe janë jashtë në diell pa përdorur SPF të mjaftueshme.
- Dielli me kalimin e kohës mund të bëjë lëkurën tuaj të re tëduket si lëkurë e vjetër. Nëse keni vërejtur ndonjëherë në gjyshen apo gjyshin tuaj – apo edhe prindërit tuaj – shanset janë që ata të kenë njolla kafe në fytyrën e tyre. Këto paraqiten sepse disa melanocite janë më tepër të stimuluara se të tjerat, prandaj kjo shkakton paraqitjen e arnave të pigmentit në lëkurën e tyre. Nuk duhet të jeni të moshuara që t`ju paraqiten këto njolla. Nëse jeni e re dhe vazhdimisht pa mbrojtje nën diell, njollat ngjyrë kafe, që përndryshe shfaqen ku të plakeni, mund të fitojnë goxha hapësirë në fytyrën dhe trupin tuaj në mes të të njëzetave. Këto njolla nuk janë simpatike dhe mund të hiqen vetëm nëpërmjet ndërhyrjes laserike.
- Dielli mund të shkaktojë dëmtimin e enëve të gjakut. Enët e gjakut që janë afër sipërfaqessë lëkurës tuaj, por normalisht nuk do të jenë të dukshme me sy të lirë, mund të zgjerohen dhe të bëhentë dukshme për shkak të nxehtësisë intensive nga qëndrimi jashtë. Kur jeni nën diell, trupi juaj përpiqet që të kontrollojë temperaturën e vet, kështuqë në vend se enët e gjakut të tërhiqen në trupin tuaj, ato zgjerohen përtej pikës së të qenit në gjendje të tërhiqen përsëri, në mënyrë që të mbajnë trupin të ftohtë. Kjo ju le me lëkurë të hollë dhe enë të shëmtuara të gjakut, zakonisht rreth hundës, faqeve dhe gjoksit tuaj.
- Rrezet e diellit mund t’i bëjnë edhe më keq puçrrat në fytyrën tuaj. Në kundërshtim me besimin popullor, dielli nuk është shërim për puçrra të fytyrëssuaj. Në vend të kësaj, ashtu sikur fytyra juaj merr të kuqe nga dielli,mbyll gjithçka që mund të keni brenda saj, duke krijuar pamjen e fytyrës së pastër. Në të vërtetë dielli është duke shkaktuar lëkurën tuaj të thahet, dhe të prodhojë më tepër yndyrë që sjell më tepër puçrra.
- Dielli në thelb, e vlon ujin nga flokët tuaja. Kjo do të thotë se ju duhet më tepër të mundoheni që të hidratoni flokët tuaja me kondicioner që pushon. Përndryshe, dielli do ta thajë tërë lagështinë e flokëve, duke ju lënë një ndjenjë të brishtë dhe nganjëherë çon në thyerje të flokëve.
- Mbrojtja e gabuar e flokëve ndryshon ngjyrën e tyre. Nëse nuk e mbroni ngjyrën e flokëve tuaj me një kapelë, apo ndonjë shall për flokë me mbrojtes UV në të, flokët tuaja kafe do të bëhenpacipë dhe të kuqe, flokët bjonde do të marrin ngjyrë më të hapur, dhe flokët tuaja të kuqe do të zbehen – sidomos nëse nuk është ngjyra juaj natyrale.