Këtu është lista e 10-të gjërave që në mënyrë të sigurt do i japin fund ditëve të këqija të flokëve tuaja.
1. Krehja e flokëve kur ato i keni te lagështa.
Shumica e femrave krehin flokët e tyre kur i kanë të lagēshta, duke mos e ditur se sa dëme shkakton kjo.Krehja e flokëve të lagështa zgjatë tejmase fijet e flokëve, sepse ato janë më delikate se sa flokët e thara dhe kështu mund të shkaktohen dëme dhe thyerje te flokëve. Por nëse ju vërtetë nuk mundeni pa krehur flokët, atëherë përdorni krëher të gjerë dhe të dhëmbēzuar.
2. Tharja në temperaturë shumë të lartë.
Asnjëherë mos e vëndos temperaturën e lartë në aparatet tuaja të stilimit. Dëmin e shkaktuar nuk mund që ta shihni menjëherë, por më kalimin e kohës temperatura e lartë bënë flokët tuja të thata dhe delikate. Nëse ju keni flokë të vështira për tu trajtuar, atëherë përdorë mbrojtës nga temperatura e lartët. Në fakt, gjithmonë përdorë mbrojtës nga temperatura, pavarësisht se çfarë floku keni.
3. Majat e dëmtuara nuk i largoni.
Mos harroni që të shpetoni nga maja e dëmtuara. Me kalimin e kohës majat e dëmtuara bëhën edhe më të mëdha duke u ngjitur drejtë rrenjës së qimeve, duke shkatuar kështu edhe më shumë dëme. Është mirë që majat e flokëve ti prisni një herë në muaj ose edhe një herë në dy muaj.
4. Kombinim vdekjeprurës.
Kombinimi i llakut (sprejit) për flokë dhe hekurit të nxehtë mund të jetë vdekjeprurës për flokët tuaja. Alkooli që gjendet në shumicën e llaçeve për flokë djeg kur vjen në kontakt me nxehtësinë. Por ju fillimisht mund të përdorni mbrojtës para se ta aplikoni nxehtësinë mbi flokë dhe pasi të keni arritur formen e dëshiruar mund të vendosni llakun.
5. Përdorimi i shumë produkteve.
Shumë produkte te mira dhe cilësore që përdorni nuk do të thotë se po kujdeseni mirë për flokët tuaja. Flokët përmbajnë vajra natyrale dhe sa më shumë produkte që ju përdorni, aq më shumë do i largoni këto vajëra nga flokët tuaja.
6. Mbledhja e flokëve në peshqir.
Të gjitha e bëjmë këtë, për kohë të gjatë mbledhim flokët në pëshqir në mënyrë që të largojmë ujin e tepërt. Kjo faktikisht është e dëmshme për flokët tuaja. Flokët e lagështa duhet shtrydhur lehtë dhe me delikatesë me peshqir dhe asnjëherë të tërhiqen me forcë.
7. Përdorimi i shampos në masë të madhe.
Ju mendoni se jeni duke bërë diçka të mirë duke vendosur shumë shampo në flokët tuaja, kur në fakt ju vetëm po i largoni vajrat natyrale qe kanë. Sasia e shamos që përdorni nuk duhet të jetë më e madhe se sa madhësia e një monedhe mesatare edhe në qoftë se ju keni flokë të trashë dhe të gjatë.
8. Prerja e flokëve me gërshërë shtëpiake.
Nëse ju i prisni vetë flokët tuaja ose keni ndonjë mike që j’u ofron këtë shërbim, atëherë ju duhet të blini një palë gërshërë të duhura salloni. Ato janë shumë të mprehta dhe nuk shkaktojnë ndarje të qimeve ne fund.
9. Ngjyrosje e shumfishuar.
Edhe nëse flokët e ngjyrosura janë larguar nga rrënja, mos i ngjyrosni ato të paktën deri në 2-3 muaj. Kjo kohë do jetë si pushim dhe do ndihmojë flokët që të shërohen.
10.Mbajtja e flokët vazhdmisht të lidhura.
Kur ju mbani flokë e lidhura në punxhë ose bishtalec shkaktoni shumë tension në flokët tuaja. Kjo mund të dëmtojë rrënjët dhe përfundimisht çon në rënien e flokëve. Përpiquni që mos ti shtrëngoni shumë flokët qe lidhni në mënyrë që zvogëloni tensionin në rrënjë./kosovarja.ch/
Foto: Rrjeti i studiove Passion.