Po, meshkujt shqetësohen për këto gjëra gjatë seksit po aq se shqetësohen edhe femrat.
- Të përjetoni ngërç apo shtrëngime kur gjërat shkojnë më së miri. Ngërçi është mënyra e trupit për t’ju tradhëtuar sa herë që ai dëshiron, andaj nuk ka nevojë për shqetësim, merreni shtruar.
- Nëse djersiteni shumë gjatë seksit. Është normale të ndodhë kjo gjatë seksit, nëse nuk djersiteni, atëherë jeni duke qëndruar thjeshtë mbi njëri-tjetrin me një penis në vaginë.
- Nëse ju duhet më shumë kohë për të arritur orgazëm. Jo, nuk duhet të shqetësoheni, mendoni vetëm të kënaqeni.
- Nëqoftëse bëni një fytyrë të çuditshme gjatë rënkimit. Gjithkush frikohet nëse e bën fytyrën në formë të shkronjës “O”.
- Nëse partneri ndalon për një moment të caktuar gjatë aktit. Ska nevojë për panikë, mund të jetë thjeshtë ndonjë mendim i shkurtër apo lodhje, nuk ka të bëjë fare me ndjesinë e seksit.
- Si duket vrima anale nga këndvështrimi i pozicioneve gjatë seksit. Ajo duket thjeshtë si është, dhe mos u shqetësoni, të gjithë e kemi.
- Nëqoftëse partneri mendon negativisht rreth qimeve të trupit. Edhe nëse keni disa qime të pzakonta në trup, mos u shqetësoni, ai veçmë është duke bërë seks me ju, kështuqë e keni kaluar testin.
- Nëse jeni duke marrë frymë shumë me zë të lartë. Partneri juaj ndoshta nuk mund t’ju dëgjojë frymëmarrjen e thellë sepse edhe vet lëshon tinguj me zë të lartë gjatë aktit.
- Mundësia e lëshimit të gazrave aksidentale. Mos tentoni ta fshihni atë, thjeshtë qeshuni pas lëshimit gazrave dhe pranoni faktin se këto gjëra ndodhin, e më pas vazhdoni aktin.
- Nëse partneri bezdiset fshehurazi. Nuk mund të kaloni gjithë jetën duke u shqetësuar nëse partneri ju pëlqen apo jo. Jo, ai nuk është edhe aq aktor i mirë sa të shtirret gjatë gjithë kohës e të ketë kinse seks të mirë me ju. Por, ai me të vërtetë ju pëlqen dhe mendon se jeni shumë tërheqëse, përderisa është me ju./kosovarja.ch/