10 gjëra për të cilat nuk duhet kurrë të “kërkoni falje”

Ndoshta ka persona që presin të arsyetoheni për ndonjë veprim, por ekzistojnë disa gjëra për të cilat vërtetë askush nuk ka nevojë të kërkojë falje!

Kërkohet falje, kur ju bëni ndonjë gabim, ose harroni ditëlindjen e mikes suaj më të mirë, por shumica prej nesh i bëjnë shumë më shpesh se sa është e nevojshme. Po ju sjellim 10 situata jetësore për të cilat asnjëherë nuk duhet të kërkoni falje…

# Për nivelin e arsimimit. Kjo është krejtësisht zgjedhja juaj.

# Për pikëpamjet e juaja politike dhe fetare. Secili prej nesh ka të drejtën e mendimit dhe besimit të tij.

# Kur ju realizoni një punë të mirë, ose fitoni vendin e parë në ndonjë konkurs. Me fjalë tjera, asnjëherë mos kërkoni falje me suksesin tuaj.

# Për veprimet e të tjerëve. Pa marrë parasysh a është anëtar i familjes, mik ose koleg, secili është përgjegjës për sjelljen e tij.

# Për paraqitjen dhe pamjen tuaj. E njejta gjë vlen edhe për stilin e veshjes, mënyrën e grimit apo ngjyrën tuaj të preferuar të flokëve. Pamja juaj është thejshtë punë e juaja personale.

# Kur dëshironi të kaloni pak kohë vetëm. Ndonjëherë kjo tingëllon si e papëlqyeshme, por asesi egoiste.

# Kur ju nuk pajtoheni me mendimin e ndokujt. Theksimi i qëndrimit tuaj dhe mënyrës së të menduarit, idealet dhe vlerat e mira, të thëna në një mënyrë të padëmshme, nuk është aspak e gabuar.

# Për prioritetet e juaja. Nëse diçka është e rëndësishme për ju, kjo nënkutpon se gjithashtu është prioritare. Pa marrë parasysh se të tjerët arrijnë të kuptojnë apo jo zgjedhjet e juaja.

# Nëse nuk e dini përgjigjen. Njeriu mëson sa është i gjallë dhe askush nuk është aq i zgjuar sa t’i dijë të gjitha përgjigjet e pyetjeve. Pranojeni mos njohurinë si diçka të guximshme.

# Kur qani ose kur ndjeni nevojën për të qarë.

kosovarja.ch