1.4 C
Priština
More

    10 filmat erotik nga të cilët nuk duhet të turpëroheni për t`i shikuar

    spot_imgspot_img

    Fifty Shades of Gray nuk ishte filmi i parë erotik që zgjonte hormonet, ka edhe shumë filma të tjerë me përmbajtje po aq të nxehtë dhe provokuese.

    Belle de Jour(1967)

    Ky film francez i drejtuar nga Luis Bunuel është një shembull i përkryer i një film sexy që është ngulitur në një kontekst të caktuar kulturor. A e dini se ky ishte fillimisht një roman i shkruar nga Joseph Kessel? Shumë prej filmave të mëdha erotik ishin libra një herë, që më vonë mishërohen nga projektimet e regjisorëve madhështorë. Në këtë film është historia e një gruaje , luajtur nga Catherine Deneuve , e martuar me njeriun e përsosur, i cili nuk mund të refuzojë dëshirën e saj për të luajtur rolin e prostitutës.

    Trans-Europ-Express (1966)

    Përderisa nuk është i bazuar në roman, shkrimtari dhe regjisori i këtij filmi është Alain Robbe-Gillet, babai i literaturës së re romane. Ky film është dëshmi se ndjekja më erotike nga të gjithë mund të jetë duke luajtur lojëra dhe gjëegjëza.

    Crash (1996)

     

    Kjo është historia e një çifti në një martesë të hapur dhe e kënaqësisë nga rreziku dhe fetishi ekstrem. është bërë sinonim për regjisorin David Cronenberg, mirëpo si tek Belle Jour, ishte krijim i romancierit. Bëhet fjalë për nëj formë të parafilias që shkakton njerëzit të eksitohen në ndeshje automobilistike!

    Henry & June (1990)

     

    Bazuar në librin e ekspertes së erotikës Anais Nin, ky film tregon versionin e ekranizuar të trekëndëshit psikoseksual të Henry Miller. Edhe një herë, lojërat e mendjes janë në plan të parë.

    Betty Blue ose 37` le matin(1986)

    Titulli francez i referohet temperaturës së një gruaje me barrë. Historia, bazuar në romanin nga Philippe Djian, përfshin Zorgun një shkrimtar, gjysmën e një afere të pasionuar dashurie, pasi Betty ka një abort dhe avari mendore, ai gjoja e mbyt atë nga dhembshuria.

    Emmanuelle(1974)

     

    Ky film është bazuar nga libri me të njejtin emër dhe është i llojit më të ngrohtë dhe softcore. Libri ka qenë i shkruar nën pseudonimin, Emanuelle Arsan, të mbrojë identitetin e një diplomati françez.

    The Lover (1992)

     

    Jean-Jacques Annaud ka krijuar këtë version të librit të dashur të Marguerite Duras-së për romancën e parë të një vajze të re me një burrë të vjetër.

    The Dreamers (2003)

     

    Drama Bernardo Bertolucci bazuar në Gilbert Adair “Të Pafajshmit e Shenjtë”. Një amerikan i ri shkon jashtë vendit në Paris në fund të viteve ’60 dhe përjeton gjëra të ndryshme, përfshirë edhe treshe.

    Angel Heart (1987)

    Shkruar dhe drejtuar nga Alan Parker, ky triler është bazua në romanin e William Hjortsberg “Falling Angels” dhe përfshinë paraqitjet e Charlotte Rampling dhe Lisa Bonet.

    La Reine Margot (1994)

     

    Një vepër e madhe nga i ndjeri Patrice Chereau, e inspiruar nga romani i Alexandre Sumas. Këtu kemi Isabelle Adjani në kohën më të bukur me Vincent Perezin. është një tregim i një afere të zjarrtë mes një ushtari dhe mbretëreshës së tij.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...