Ka një efekt antiseptik dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër mukozave të përflakura, dhe përveç kësaj pastron rrugët e frymëmarrjes dhe forcon imunitetin.Shurupi i gjetheve të dafinës është një qetësues natyral për dhimbjet e fytit. Ka një efekt antiseptik dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër mukozave të përflakura, dhe përveç kësaj pastron rrugët e frymëmarrjes dhe forcon imunitetin.
Një shurup kaq të efektshëm mund ta bëni vetë. Gjethja e dafinës shpesh përdoret në kuzhinë, si shtesë e pjatave, kështu që ndoshta e keni diku midis erëzave tuaja.
Gjethet e saj janë të pasura me minerale të ndryshme, vitaminë B dhe janë një parandalues i shkëlqyeshëm për mbrojtjen e imunitetit.
Përbërësit:
6 gjethe dafine të thata
limon
3, 4 lugë çaji sheqer kafe ose mjaltë
Përgatitja:
Zieni 2 dcl e gjysmë ujë në një tenxhere. Shtoni një gjethe dafine në ujë, mbulojeni dhe gatuajeni për 5 deri në 10 minuta, më pas hiqni gjethet dhe derdhni ujin në një enë tjetër.
Shtrydhni lëngun e një limoni në ujë dhe shtoni ëmbëlsuesin që keni zgjedhur, pastaj përziejeni gjithçka mirë. Konsumoni shurupin tri herë në ditë, me një lugë çaji.